Shkurt.ch
Qeveria ka realizuar 2.4 miliardë franga fitim
Sipas ministrisë së financave "ky është një rezultat u kënaqshëm i cili jep një pasqyrë të përgjithshme të shëndetshme të financave në nivel federal"
Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar të mërkurën raportin e pasqyrave të konsoliduara të financave për punën e administratës federale gjatë vitit 2012. Pas bilancit të bërë ka rezultuar një fitim prej 2.4 miliardë frangash, që është për 250 milionë më shumë se një vit më parë.
Sipas një kumtese të Departamentit Federal të Financave është ky “një rezultat u kënaqshëm i cili jep një pasqyrë të përgjithshme të shëndetshme të financave në nivel federal.
Për ndryshim nga bilanci federal, bilanci i konsoliduar përfshin edhe njësitë jashtë qendrës, të cilat kanë bilance të tyre të veçanta siç janë organi për mbikëqyrjen e financave (FNMA), instituti i barnave Swissmedic, dy universitetet politeknike, në Cyrih e në Lozanë etj.
Shtimi i fitimit, sipas departamentit në fjalë vjen në radhë të parë si rezultat i zhvillimeve pozitive në aksionet e federatës në postë, Swisscom dhe SBB-CFF. Püermes këtyre pjesëmarrjeve federata ka fituar 1 miliard nga posta, 0.9 miliard nga Swisscom dhe 0.3 miliard nga SBB.
Në nivelin federal në Zvicër gjatë vitit të kaluar kanë qenë 50.686 vende pune me normë të plotë.
Sipas bilancit të përgjithshëm federata gjatë vitit ë kaluar ka pasur 1.3 miliard franga fitim, i cili është realizuar me gjithë faktin se federata ka marrë mbi një miliard franga më pak se që kishte pritur.
Po ashtu nga niveli federal në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë dhënë 2.4 miliard franga më pak se sa ishin buxhetuar. Si shkaqe për këtë, ministrja e financave, Eveline Widmer-Schlumpf ka përmendur projektet e zvarritura, kamatat e ulëta etj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti Më shumë se 75% e të anketuarve nuk besojnë se Zvicra është e gatshme për kërcënime... -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane paralajmëron: Rreziku për Evropën është rrezik për Zvicrën -
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër













