Shkurt.ch
Qeveria, kundër caktimit të pagës minimale
Ammann: Caktimi i shumës prej 4000 frangash në muaj si pagë minimale do të vinte në rrezik funksionimin e mirë të tregut të punës në vend
Fushata për iniciativën e pagës minimale, e cila do të jetë objekt i një referendumi popullor në Zvicër, tashmë ka filluar. Ministri i ekonomisë, Johann Schneider-Ammann me një deklaratë të tij ka bërë të ditur qëndrimin negativ që qeveria ka ndaj kësaj iniciative. Një “po” për caktimin e pagës minimale, do të rrezikonte vendet e punës në Zvicër, ka thënë ai.
Sipas ministrit, caktimi i shumës prej 22 frangash në orë ose 4000 frangash në muaj si pagë minimale, ashtu siç e kërkon iniciativa do të vinte në rrezik funksionimin e mirë të tregut të punës në vend. Me një pagë të tillë Zvicra sigurisht do të ishte në krye të listës në botë, por kjo do të dobësonte aftësinë e saj konkurruese, ka thënë Ammann.
Me iniciativën që mban emërtimin zyrtar “Për mbrojtjen e pagave korrekte”, Federata e Sindikatave të Zvicrës (SGB) kërkon caktimin me anë të ligjit të një page minimale, të vlefshme në gjithë vendin. (albinfo.ch&sda).
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Shefi i sigurisë në Crans-Montana: Bari Le Constellation ishte në rregull Kreu i Shërbimit të Sigurisë Publike të komunës së Crans-Montanës u dëgjua të premten si i... -
Votimet Federale më 8 mars: Çfarë duhet të dini -
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet











