Jeta në Zvicër
Qeveria kundër iniciativës “Ecopop”
Iniciativa, nën pretekstin ekologjik, kërkon që të vendoset një prag strikt prej 0.2% të të huajve që mund të lejohen në Zvicër brenda një viti
Këshilli Federal, ashtu siç edhe është pritur, u rekomandon votuesve që të hedhin poshtë iniciativën “Ecopop”, që drejtohet kundër “mbipopullimit” të Zvicrës. Këshilli refuzon po ashtu që të japë një kundërpropozim ndaj kësaj iniciative, për ta hedhur në votim. Departamenti për drejtësi dhe polici (EJPD) do të përpunojë një rekomandim deri në vjeshtë, bëhet e ditur në një komunikatë të tij.
Iniciativa me emërtimin e plotë “Stop mbipopullimit – për sigurimin e burimeve natyrore të jetës”, nën pretekstin ekologjik, kërkon që të vendoset një prag strikt prej 0.2% të të huajve që mund të lejohen në Zvicër brenda një viti. Një qëndrim i tillë është në kundërshtim me marrëveshjen për lëvizje të lirë që ka Zvicra me BE-në, ka deklaruar qeveria të mërkurën, shkruan nzz.ch.
Më tutje në kumtesën e qeverisë thuhet se marrë në tërësi, politika zvicerane e migracionit është dëshmuar në praktikë dhe për këtë arsye ajo e hedh poshtë iniciativën.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029










