Kosova
Qeveria, më shumë shpenzime se të hyra
Në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për llogaritë qeveritare bëhet e ditur se të hyrat qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2017 ishin 503.1 milionë euro, ndërsa shpenzimet 587.3 milionë euro.
Agjencia e Statistikave tregoi edhe ku u shpenzuan paratë qeveritare në këtë tremujor, përcjell albinfo.ch.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto me 31 për qind, kompensimi i punëtorëve me 24 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet me 21 për qind dhe konsumi i ndërmjetëm me 13 për qind. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në publikimin e ASK-së.
Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vendosë gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s Google nuk ka pse të fshijë artikujt në lidhje me shoqatën botërore të futbollit FIFA nga...
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA
-
Shkenca kritikon të shtënat e planifikuara mbi tufën e ujqërve