Shkurt.ch
Qeveria ofron zgjidhje kalimtare për shkëmbimin e studentëve
Ajo ka marrë një vendim që do t`u mundësojë studentëve që të studiojnë jashtë vendit, me mbështetje të shtetit. Fondi për vitin 2014 është 22.7 milionë franga
Pas bllokimit që BE i bëri pjesëmarrjes së Zvicrës në programin për këmbimin e studentëve “Erasmus+”, si ndëshkim për votimin e “iniciativës kundër migrimit masiv”, Qeveria Zviecrane ka gjetur një zgjidhje kalimtare.
Ajo ka marrë sot një vendim që do t`u mundësojë studentëve zviceranë që edhe më tutje të studiojnë jashtë vendit, me mbështetje financiare të shtetit.
Këshilli Federal ka vendosur që kjo të mbulohet nga fondi i paraparë si kontribut i Zvicrës për pjesëmarrjen në programet e BE-së për këmbimin e studentëve.
Ky fond për vitin 2014 është 22.7 milionë franga, shkruan sda. Me këto para do të mbulohen edhe shpenzimet e parapara për studentët e huaj në Zvicër.
Qeveria ka theksuar me këtë rast se kjo zgjidhje kalimtare ka kufizimet e veta, por do të lehtësojë megjithatë qasjen e studentëve në programet e studimit jashtë vendit.
Shkasi direkt për të cilin BE e ka pezulluar pjesëmarrjen e Zvicrës në programin e shkëmbimit të studentëve ka qenë ndërprerja e njëanshme nga ana e Zvicrës e zgjerimit të marrëveshjes për lëvizje të lirë edhe me Kroacinë, si anëtarja më e re e BE-së.
Refuzimi i zgjerimit nga ana e Zvicrës është arsye për bllokimin edhe të marrëveshjeve tjera Zvicër – BE.
Të martën qe paralajmëruar mundësia e gjetjes së një zgjidhjeje kompromisi me BE-në sa i përket përfshirjes së Kroacisë por ende nuk ka ndonjë gjë konkrete rreth kësaj.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












