Lajme
Qielli mbi Kosovë, së shpejti edhe për fluturime komerciale
Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mbi dhjetë mijë metra, duke filluar nga viti 2013 nuk do të jetë më një vrimë gri në hartën e Evropës
Zyrtarët e Aviacionit Civil kanë thënë se në fillim të vitit të ardhshëm, hapësira ajrore e Kosovës do të jetë e hapur për fluturime komerciale. Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mbi dhjetë mijë metra, duke filluar nga viti 2013 nuk do të jetë më një vrimë gri në hartën e Evropës.
Autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë të ditur se tashmë procesi për hapjen e kësaj hapësirë është në përfundim dhe së shpejti do t’i jepet për menaxhim të përkohshëm një shteti anëtar të NATO-sknë raportuar mediat e Prishtinës.
Deri më tash interesimin për të administruar këtë hapësirë e kanë shfaqur tri shtete Shqipëria, Maqedonia dhe Hungaria. Kjo e fundit, aktualisht, mësohet se është favoriti më i madh në NATO. Kreu i autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj i ka thënë Radio Kosovës se vendimi se cilit shtet do t’i jepet për menaxhim hapësira ajrore e Kosovës, i përket Këshillit të NATO, por duke respektuar edhe vullnetin e autoriteteve të vendit.
“Shqipëria është një vend që ne kemi raporte shumë të veçanta, kemi bashkëpunim dhe bashkërendim shumë të ngushtë në shumë fusha. Shqipëria është një partner shumë serioz, njësoj siç është edhe Hungaria, se kujt do t’i jepet për menaxhim kjo varet nga Këshilli i NATO-s”, ka thënë Gjonbalaj.
Ndërkohë mësohet se përkundër vullnetit të autoritete kosovare gjasat më të mëdha për të marrë aprovimin e NATO-s do t’i ketë Hungaria. Gjonbalaj ka mohuar që në bisedimet me Serbinë do të diskutohet edhe për hapësirën ajrore të Kosovës. Menaxhimi i përkohshëm hapësirës së sipërme ajrore mbi 10 mijë metra mund të zgjas nga 3 deri në 5 vjet.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar










