Lajme
Qumështarët kosovarë protestojnë sërish para Qeverisë
Disa dhjetëra prodhues dhe përpunues kosovarë të qumështit edhe të martën kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës në Prishtinë. Ata kërkuan ndalimin e importit të prodhimeve të huaja që, sipas tyre, kanë prejardhje bimore.
Protestuesit po ashtu thanë se për shkak të importit të pakontrolluar janë rrezikuar 40 mijë vende pune në sektorin e blegtorisë dhe qumështit. Në shenjë proteste ata kanë hedhur produktet e huaja të qumështit brenda oborrit të Qeverisë së Kosovës, ndërkaq kësaj proteste iu bashkuan edhe disa aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Me thirrjet “Qeveri shpëto 40 mijë vende pune”, “Bleni produkte vendore”, “Ne jemi me prodhuesit vendorë”, protestuesit e “Vetëvendosjes” në një “arkivol” simbolik kishin vendosur produktet e huaja, ku shkruan “Varrose të keqen”.
Ndryshe, si pasojë e rënies së fuqisë blerëse për prodhimet e qumështit, fermerët kosovarë kanë shtuar protestat e tyre, ndërkohë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) thotë se është duke i trajtuar me kujdes të shtuar kërkesat e adresuara nga Shoqata e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit.
Kjo ministri ka themeluar Komisionin Ndër-Institucional duke u bazuar në Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe, i cili ka për qëllim rregullimin e tregut vendor të këtij sektori dhe mbrojtjen e tyre nga importi. Kështu thuhet në një komunikatë për media të MTI-së e cila iu dërgua mediave pas protestës së sotme të qumështarëve.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











