Sport
Quni nga Zvicra: Luaj me zemër për Kosovën
“Unë jam i lindur dhe i rritur në Zvicër, por rrënjët i kam nga Kosova dhe prandaj jam shumë krenar që pata mundësinë të luaj për vendin tim. Unë luaj hendboll me zemër, dhe për kë do të mund të luaja me zemër më mirë se për Kosovën”, është shprehur 20-vjeçari Luigj Quni
Një djalosh i ri me zemër të madhe. Një lojtar që asnjëherë nuk dorëzohet dhe është shembull për të gjithë lojtarët në fushë sesi duhet të luajnë me zemër. Ky është hendbollisti Luigj Quni, i cili është nga Zvicra, por ka vendosur të përfaqësojë Kosovën. Ai për albinfo.ch thotë se nuk e ka pasur aspak vështirë të vendosë të luajë për Kosovën, tek thekson se askund tjetër nuk do të mund të kishte luajtur më me zemër sesa për Përfaqësuesen e Kosovës. Ai rrëfen edhe për familjen e tij që emigroi nga Kosova në Zvicër, karrierën me hendboll, si dhe ndeshjen historike ndaj Turqisë.
Quni ka treguar se fillimisht kishte filluar të luajë futboll, kurse më pas u bë hendbollist. “Sporti ka shumë rëndësi për mua dhe në fillim ia nisa me futboll, por pas një kohe më tërhoqi më shumë hendbolli. Pra me hendboll kam filluar të merrem nga mosha 13-vjeçare. Hendbollin e bën të veçantë loja dinamike, aksionet interesante, golat, por më së shumti loja e fortë”, është shprehur Quni.
Edhe vëllai hendbollist
Familja e tij është nga Klina, kurse 20-vjeçari jeton në Cyrih. “Familja ime vjen nga Komuna e Klinës, përkatësisht nga fshati Dollc. Unë jetoj në Cyrih (Thalwil). Prindërit e mi janë nga vitet 90’ në Zvicër. Jemi dy vëllezër. Edhe vëllai tjetër luan hendboll”, ka shtuar tutje Quni. Edhe pse jeton në Zvicër, ai nuk e kishte aspak vështirë të vendoste për të luajur për Kosovën. “Vendimi ka qenë shumë i lehtë për të luajtur për Kosovën. Unë jam i lindur dhe rritur në Zvicër, por rrënjët i kam nga Kosova dhe për këtë jam shumë krenar që pata mundësinë të luaj për vendin tim. Unë luaj hendboll me zemër, e ku kisha mundur të luaj me zemër më mirë se për Kosovën”, është shprehur 20-vjeçari.
‘Kosova, shtëpia ime’
Ai është ndarë shumë i kënaqur me pritjen nga tifozët dhe bashkëlojtarët. “Tifozët më kanë pritur shumë mirë, gjithashtu edhe shokët e skuadrës, si dhe stafi. Më kanë pritur sikur të kisha lind e të isha rrit në Kosovë. Tifozët kanë qenë forca kryesore e imja, që më përkrahën gjatë gjithë ndeshjeve, si vendas po ashtu edhe mysafir”, nënvizoi hendbollisti i talentuar, i cili me plot sukses luan edhe në Zvicër. Ai ishte ndër hendbollistët më të mirë në fushë për Kosovën në barazimin ndaj Turqisë, që ishte barazimi i parë për Kosovën në arenën ndërkombëtare. “Në ndeshjen kundër Turqisë nuk kam fjalë t’i përshkruaj emocionet. Shpresoj se tifozëve do t’iu dhurojmë sa më shumë fitore e rezultate të mira. Tashmë në ndeshjet e ardhshme ndaj Estonisë shpresoj të fitojmë. Gjithashtu kisha kënaqësinë që të jem me Kosovën U-20 në turneun në Gjeorgji. Pata fatin të zgjidhem edhe në ekipin më të mirë të turneut”, përfundoi Luigj Quni.
I kthehet Kosovës së prindërve të tij
Familja e tij është nga Klina, kurse 20-vjeçari jeton në Cyrih. “Familja ime vjen nga Komuna e Klinës, përkatësisht nga fshati Dollc. Unë jetoj në Cyrih (Thalwil). Prindërit e mi janë nga vitet 90’ në Zvicër. Jemi dy vëllezër. Edhe vëllai tjetër luan hendboll”, ka shtuar tutje Quni.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriLuigj Quni
- Prejardhja:Thalwil, Zürich
- Vendi ku vepron:Thalwil, Zürich
- Profesioni:Hendbollist
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta Rinovimi i abonimit “Half Fare Plus” përpara skadimit mund t’u shkaktojë probleme përdoruesve, duke krijuar situata... -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri
















