Kosova
Qytetari dyshohet se qëllimshëm ka kontaminuar ujin e pijes në Rahovec
Z.Th, pa pranuar të flasë para kamerës, ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë
Gjendje alarmante për shkak të kontaminimit të ujit të pijes ka shpallur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në komunën e Rahovecit.
Kjo ka ndodhur shkaku se një banor i fshatit Xërxë të komunës së Rahovecit dyshohet të ketë përzier me qëllim ujin e pijes me ujin që përdoret për ujitjen e tokave bujqësore.
Z.Th, pa pranuar të flasë para kamerës, ka mohuar të ketë bërë një gjë të tillë, duke thënë se ai shumicën e kohës është jashtë Kosovës, raporton KTV.
Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova”, Kaltrina Rudi, thotë se pas analizave të bëra, tani uji është i pijshëm.
Tutje, Rudi ka treguar se do të ngritin kallëzim penal ndaj konsumatorit Z.Th. Ndonëse ajo thotë se qytetarët e komunës së Rahovecit janë informuar për gjendjen e uji, vetë banorët e fshatit Xërxë mohojnë të kenë ditur se uji nuk është dashur të konsumohet këto ditë.
Banorët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, por i kanë thënë televizionit që ka disa vjet që ndodh e njëjta gjë dhe se nuk lajmërohen me kohë rreth cilësisë së ujit.
E nga komuna e Rahovecit kanë thënë se janë shqetësuar për gjendjen e krijuar, por që tani është gjithçka në rregull. Ditë më parë, në gjendje të tillë ishte edhe komuna e Kamenicës, për shkak të kontaminimit të ujit të pijes, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













