Lajme
Qytetet e para zvicerane i përgjigjen thirrjes së qeverisë për kursimin e energjisë
Berna, Bazeli, Zug tri qytetet që filluan kurismin
Këshilli Federal shpalli rekomandimet e tij për uljen e konsumit të energjisë në 31 gusht – masa që përfshijnë, ndër të tjera, uljen e temperaturës së dhomës dhe ujit, si dhe fikjen e dritave në ambientet e pabanuara, përcjell albinfo.ch.
Shoqata Zvicerane e Qyteteve shprehu mbështetjen e saj për rekomandimet e qeverisë dhe disa qytete tashmë kanë marrë masa vullnetare.
Për shembull, Berna po ul temperaturën e dhomës me dy gradë në ndërtesat e administratës; Bazeli po e redukton ngrohjen në 19C në zyrat publike dhe në Zug “temperatura në shkolla dhe ndërtesa administrative do të ulet me dy gradë – pavarësisht nëse do të ketë mungesë”, sipas Urs Raschle, kreu i Çështjeve Sociale dhe Mjedisit.
Përveç ndryshimeve në nivel bashkie, do të ndërmerren edhe disa hapa mbarëkombëtarë, si Migros, ashtu edhe Coop kanë njoftuar se do të heqin dorë nga çdo ndriçim në dyqanet e tyre gjatë natës, duke përfshirë shfaqjet e dritave gjatë sezonit të Krishtlindjeve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Wizz Air korrigjon emërtimin e Prishtinës, pas reagimit qytetar dhe ndërhyrjes diplomatike Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton se destinacioni tashmë figuron si “Prishtina/Pristina”, dhe jo më “Priština”.... -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












