Lajme
Rama bashkon liderët shqiptarë të Maqedonisë
Mësohet se kryeministri Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues, ku kërkohet unifikimi i qëndrimit për ruajtjen e interesit të shqiptarëve atje
Derisa presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov u bën thirrje dy partive politike maqedonase të bashkohen për çështje të shtetit, është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në anën tjetër, që ka ftuar liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni, që të bashkohen rreth një platforme të përbashkët për shqiptarët në këtë shtet.
Rama ka pritur në zyrën e tij, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, atë të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe drejtuesi i Lëvizjes BESA Bilal Kasami. Ndërkaq, siç raporton Almakos, PDSH përfaqësohet nga BESA dhe mandatet i bashkohen asaj.
Bisedimet në zyrën e kreut të qeverisë shqiptare kishin në fokus situatën politike në Maqedoni dhe krijimin e qeverisë së re atje.
Mësohet se kryeministri Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues, ku kërkohet unifikimi i qëndrimit për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në vendin fqinj.
Krijimi i qeverisë së ardhshme maqedonase, përbën interes të veçantë për Tiranën zyrtare, pasi fati i saj varet nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Maqedoni tregoi se VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit mori 51 deputetë, LSDM e Zoran Zaev 49 deputetë, ndërkohë që partitë shqiptare: BDI 10 deputetë, Lëvizja Besa 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH vetëm 2 deputetë.
Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, shihet se partitë politike shqiptare janë vendimtar për formimin e qeverisë së re. Vetëm nëse në Maqedoni formohet një qeveri gjithpërshirëse, atëherë shqiptarët mbesin me shumë pak ndikim. Megjithatë rezultatet aktuale i favorizojnë shqiptarët në qeveri.
Partitë shqiptare kanë kërkuar që gjuha shqipe të jetë zyrtare në gjithë Maqedoninë, por një gjë e tillë u kundërshtua nga presidenti Ivanov. Ai tha se kurrë nuk do të lejë që në Maqedoni gjuha shqipe të jetë zyrtare në gjithë shtetit, por vetëm aty ku shqiptarët janë më shumë se 20 për qind.
Ndryshe, në anën tjetër, kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta nga Peshkopia foli për situatën e politike në Maqedoni, duke shprehur mbështetjen për nismën e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët.
“Interesi ynë i vetëm është Maqedonia europiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, tha kryetari i Kuvendit.
Pak ditë më parë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ftoi udhëheqësit e të gjitha partive të tjera shqiptare në Maqedoni që t’i bashkohen një takimi të përbashkët për të diskutuar mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













