Kosova
Rama e Haradinaj përplasen për idenë e korrigjimit të kufirit
Në nisje të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Pejë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur reagime të shumta në fjalimin e tij. Ai ka thënë se për Shqipërinë, Kosova është shtet i pavarur e sovran. Ndërsa, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të jetë më i drejtë në raport me çështjet e Kosovës, pasi sipas tij, po bëhen padrejtësi në disa procese.
Ndërsa, Kryeministri Haradinaj është shprehur i bindur se nënshkrimi i nëntë marrëveshjeve do të çojë në një të ardhme të afërt, deri në unifikimin e ekonomive. Ndërsa, pas mbledhjes në një konferencë të përbashkët të dy kryeministrave, Edi Rama, duke folur për temën e korrigjimit të kufijve ka thënë se kush është kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, “është tradhtar dhe gomar”.
Rama u pyet në lidhje me idenë e presidentit të Kosovës për korrigjim të kufirit, ku sipas kryeministrit të Shqipërisë, tha se nuk mund të ecet gjithmonë me takime ku bëhen vetëm fotografi, shkruan Albinfo.ch
Ndërsa, Haradinaj ia ka bërë me dije Ramës se askush nuk do ta prekë asnjë metër të tokës së Kosovës. Haradinaj ka thënë se çështja e korrigjimit të kufijve të Kosovës ka mbaruar më 17 shkurt të vitit 2008, kur edhe është shpallur pavarësia e Kosovës. “Kush mendon se merr tokë prej Kosovës, e ka gabim, a është e Kosovës apo e Shqipërisë, apo e kujtdo qoftë, asnjë metër e Kosovës nuk merret më. Ramushi, Edi apo Hashim Thaçi, a kushdo tjetër, gabon rëndë. Kjo është tokë e shqiptarëve e larë me gjak. 17 shkurti nuk preket më, duhet ta dijë gjithkush këtë. Me këtë kufi na ka njohur edhe Shqipëria, edhe Amerika”, është shprehur Haradinaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër Dokumentet e sapo publikuara në lidhje me skandalin e të dënuarit amerikan për abuzim seksual, Jeffrey... -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud -
Swisscom mund të duhet të paguajë kompensim për humbjen e shërbimit televiziv












