Lajme
Rama fton në takim Ahmetin, Thaçin, Selën e Kasamin
Rama është interesuar për planet dhe strategjinë e ardhshme të liderëve shqiptar se si do t'i artikulojnë kërkesat e shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po bën përpjekje t’i bashkoj liderët e partive politike në Maqedoni, në mënyrë që pas zgjedhjeve t’i harmonizojnë qëndrimet dhe të flasin me një zë në kalkulimet politike për formimin e qeverisë së re maqedonase. Siç raportojnë cedilat rajonale, Edia Rama ftoi në takim Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Ziadin Selën dhe Bilall Kasamin.
Kryeministri shqiptar ka ftuar vetëm liderët politikë shqiptar nga Maqedonia që kanë fituar mandate në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Siç raporton Albeu,
Rama është interesuar për planet dhe strategjinë e ardhshme të liderëve shqiptar se si do t’i artikulojnë kërkesat e shqiptarëve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë.
Rama i ka dhënë përkrahje të gjithë liderëve politik duke iu thënë se do të mbështes të gjitha kërkesat e shqiptarëve atj.
Mbrëmë, kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, ka shpallë edhe rezultatet zyrtare në nivel republikan. Sipas KSHZ-së, në të gjitha zonat zgjedhore VMRO-DPMNE ka fituar 51 mandate, LSDM 49, BDI 10, BESA 5, LR-PDSH 3, dhe PDSH-ja 2. Dhe sipas kombinimeve politike, nëse nuk ka koalicion gjithëpërfshirës, shqiptarët konsiderohen çelësi i koalicionit në Maqedoni.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











