Lajme
Rama mandatohet, Meta zgjidhet kryeparlamentar
Edi Rama është dekretuar nga presidenti Nishani, mandatar për formimin e qeverisë së re, ndërsa me shumicë votash, Ilir Meta është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e ka dekretuar Edi Ramës mandatar për formimin e Qeverisë së re, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë në një seancë solemne ka zgjedhur Ilir Metën, kryetar të Kuvendit të Shqipërisë. Me këto ndryshime, pas tetë vitesh ndërrohet qeverisja në Tiranë.
Kryeministri i ri, Edi Rama tashmë ka zgjedhur kabinetin e ri qeveritar, që i bije se gjithçka në Tiranë është gati. Rama zëvendëson kryeministrin në largim, Sali Berisha i cili dje ka dhënë dorëheqje nga posti, ndërsa Meta e zëvendëson ish kryeparlamentararen Jozefina Topalli.
Pas një votimi të fshehtë, deputetët e sapo-betuar votuan Ilir Metën për kryeparlamentar. Për Metën votuan 91 ligjvënës, 45 votuan kundër dhe një ligjvënës abstenoi.
Në fjalën e tij para deputetëve, Meta kërkoi përkushtim, bashkëpunim dhe lënie pas të frymës së konfliktit. “Përmirësimi i situatës ekonomike nis me një partneritet të plotë me sipërmarrjen, që shton vendet e punës dhe sjell mirëqenie për qytetaret”, deklaroi Meta.
Ai theksoi se vendin e presin reforma te rëndësishme për funksionimin efikas të institucioneve. “Zhvillimi dhe përparimi nuk është vepër e një maxhorance por sipërmarrje e bazuar në gjithëpërfshirjen e çdo qytetari, e institucioni, ku roli i opozitës mbetët i pakrahasueshëm”, deklaroi ai.
Sipas Metës ky është shekull që punon për të mirën e shqiptarëve.
“Ju siguroj se duke marrë votën tuaj si kryetar i Kuvendit jam këtu një nga ju që të siguroj zbatimin e rregullores, të drejtat e çdo deputeti dhe angazhim konstruktiv të opozitës, frymën e tolerancës dhe të konsensusit”, tha ai, raportojnë mediet në Tiranë.
Në anën tjetër, Partia Socialiste ka bërë publik programin e saj qeverisës për periudhën 2013-2017. Programin i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, është ndarë në 5 kapituj.
Në krye të programit qëndron “Integrimi në Bashkimin Evropian”, më pas vjen “Shqipëria Evropiane”, “Shteti i së Drejtës”, “Zhvillimi Ekonomik” dhe në fund “Shërbimet Publike”.
“Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një objektiv kombëtar, në funksion të demokratizimit dhe transformimit të shoqërisë shqiptare, në përputhje me vlerat dhe parimet e Evropës së Bashkuar, për t’i dhënë fund kësisoj, një tranzicioni të pafund”, thuhet në programin qeverisës.
Në Kuvendin e ri, aleanca e majtë ka 83 deputetë, ndërsa aleanca e djathtë 57 deputetë. Ndër 140 deputetët e kësaj legjislature, 55 ulen për herë të parë.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












