Kosova
Ramosaj reagon pas vendimit për pronat rreth Manastirit: Deçani përsëri goditet padrejtësisht
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar pas urdhrit të Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kalimin në pronësi të Manastirit të Deçanit të 24 hektarëve tokë.
Ai ka thënë se Decani po goditet padrejtësisht.
“Deçani përsëri goditet padrejtësisht, kësaj radhe nga një Urdhër Ekzekutiv i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti! Deçani së pari është goditur padrejtësisht në vitin 2008, kur u krijua “Zona e Veçantë e Mbrojtur”, e cila bëri ndalimin e plotë dhe kufizimin e pajustifikueshëm në: ndërtimin e rrugës; ndërtimin e shtratit të Lumbardhit; në ndalimin e shfrytëzimit të “Pushimores së Fëmijëve”; e ndaloj plotësisht zhvillimin ekonomik dhe ndërtimin në prona private brenda kësaj zone”, ka shkruar Ramosaj.
Ai tutje ka kritikuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, sipas tij për mosveprimet për këtë çështje.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016, për 24 hektar të pronave, i cili vendim u zbatua sot, nga Agjencioni Kadastral i Kosovës me urdhëresë të Kryeministrit. Qe tri vite po pres që ky Kryeministër të më takoj një herë të vetme, për të diskutuar edhe për këtë temë për të cilën dha Urdhër Ekzekutiv sot”, ka shtuar Ramosaj.
Qeveria e Kosovës këtë të mërkurë ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat rreth Manastirit të Deçanit.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane paralajmëron për një mashtrim të ri që synon kërkuesit e punës Zyra Federale e Sigurisë Kibernetike (FOCS) po ngre alarmin në lidhje me ofertat mashtruese të punës... -
Më shumë shpëtime në malet zvicerane në vitin 2025, por më pak vdekje -
Gjykata Federale: Vetëm qumështi mund të quhet qumësht -
Bllokim trafiku përpara portalit verior: Pritje e gjatë para tunelit Gotthard -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut












