Lajme
Raporti i FH: Gazetarët kosovarë kërkojmë më shumë liri
Nëpërmjet një komunikate, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh shqetësim lidhur me konstatimet e evidentuara në raportin vjetor të Freedom House
Raporti i fundit i të Organizatës Freedom House se mediet në Kosovë janë pjesërisht të lira, ka nxitur reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, të cilët kërkojnë më shumë liri për mediet. Nëpërmjet një komunikate AGK shpreh shqetësim lidhur me konstatimet e evidentuara në raportin vjetor të organizatës Freedom House.
Rastet e evidentuara në këtë raport, sipas AGK-së, paraqesin shqetësim për lirinë e shtypit në vend.
“Bazuar në të dhënat e prezantuara, Asociacioni i Gazetarëve kundërshton çdo lloj presioni mbi medien e pavarur, e veçanërisht mbi transmetuesin publik, përderisa shpreh bindjen se ndërhyrja politike në punën e gazetarëve dhe cenimi i fjalës së lirë është kundër interesave shoqërore”, thuhet në reagimin e gazetarëve kosovarë.
Fakti i prezantuar në raportin e Freedom House se dhuna ndaj gazetarëve është pakësuar, sipas AGK-së, është inkurajues, por “mbetet ende shumë punë për t`u bërë për krijimin e kushteve të favorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të gazetarëve dhe iu bën thirrje gazetarëve që të vazhdojnë ta ngrenë zërin për problemet që hasin gjatë punës së tyre, për krijimin e një mjedisi të sigurt për punë sa më profesionale.
Ndryshe në raportin e fundit të FH sa u përket mediave të pavarura, kjo organizata e vlerëson Kosovën me notën 5.75 pikë. Pika 1 tregon nivelin më të lartë të demokracisë ndërsa pika 7 është niveli më i ulët. Prandaj nota 5.75 tregon se Kosova sa i përket medieve qëndron relativisht keq.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














