Kosova
Raporti për Urën e Ibrit: Ura ka strukturë stabile, të qëndrueshme dhe funksionale
Pas testimeve për qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit, kompania e kontraktuar ka konkluduar se ura ka stabilitet dhe është funksionale.
Në raportin preliminar thuhet se “struktura e urës e trafikut rrugor mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës ka një strukturë stabiile, të qëndrueshme dhe funksionale gjatë kohës së shfrytëzimit, pothuajse ashtu si dhe është projektuar dhe ndërtuar, dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë nga ato të parapara me projekt dhe ka kapacitet të mjaftueshëm edhe për ngarkesat projektuese sipas modelit të ngarkesave të parapara me standardin evropian”.
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, thotë se duhet të pritet edhe raporti final për funksionalitetin e urës.
“Raporti që kemi pranuar sot është preliminar dhe pas të cilit do të presim edhe atë final për të pasur edhe rezultatet përfundimtare mbi funksionalitetin e urës së Ibrit sa i përket aspektit teknik”, ka shkruar ai.
Qeveria e Kosovës është duke vazhduar me punën për rivitalizimin e Urës së Ibrit, derisa edhe të martën ka pasur kundërshtim nga ndërkombëtarët.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia













