Lifestyle

Raportimi i “Daily Mail” për vizitën e Rita Orës në Kosovë

Ata, Ritës i janë drejtuar si artistja e cila ka fituar shumë çmimeve

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka vizituar Kosovën në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

28-vjeçarja Kosovën e ka vizituar së bashku me nënën e saj, Vera Orën. Vizitës së saj në Kosovë, revista botërore “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të veçantë.

Ata, Ritës i janë drejtuar si artistja e cila ka fituar shumë çmimeve, shkruan rtv21.tv.

Në këtë artikull shkruhet se si Rita në moshën një vjeçare është larguar nga Kosova dhe tani është kthyer në Kosovën e saj për bamirësi, përcjell albinfo.ch.

Sipas tyre, Rita me bamirësi merret që nga viti 2013, dhe tani ajo ka befasuar më shumë se 400 fëmijë në ngjarjen vjetore të UNICEF-it “Activate Talks” në Prishtinë.

Artistja shqiptare mbajti edhe një fjalim para publikut, ku tha që ndihet e lumtur dhe krenare që është nga Kosova si dhe ajo, ndihet e nderuar që i takoi fëmijët e mbështetur nga UNICEF. Dhe se është e gatshme t’i mbështesë të rinjtë e Kosovës.

“Faleminderit shumë. Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam qenë në Kosovë, tanimë për dy ditë dhe kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in, kemi ndërtuar një rrugëtim magjeps këto ditë dhe duhet të them që programi Upshift dhe ajo çka ka bërë UNICEF-i të përjetoj dhe të takojë disa nga ju ishte me të vërtetë inspiruese. Kam kaluar kohën më të mirë duke mësuar gjëra për rininë e Kosovës dhe po mundohem të kuptoj në mënyrë që t’i ndihmoj, të inspiroj dhe të mbështesë kulturën dhe rininë. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe të takojë heronjtë e mrekullueshëm që punojnë në kuadër të UNICEF-it…Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam nga këtu dhe mezi po pres të mbështesë rininë e shtetit tonë”, tha këngëtarja shqiptare përgjatë një fjalimit të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare.