Shkurt.ch
Rastet sociale, të pranojnë çdo punë që u ofrohet
Marrësit e ndihmave sociale në rastet e ofertave për vende pune duhet të dëshmojnë se kanë vullnet për punë.
Përfituesit e ndihmave sociale mund të shlyhen përkohësisht nga listat ndihmave në rast se refuzojnë ofertat për punë të përkohshme. Këtë vendim e ka marrë Gjykata Federale duke iu referuar një rasti social nga Berna. Ai, duke qenë konstruktor mobilesh me profesion, por edhe informaticien, falë kurseve të kryera më vonë, prej vitit 2009 kishte mbetur pa punë dhe merrte ndihma sociale.
Kur Enti Social i kishte ofruar që për dy muaj të punonte në pastrimin e parqeve ai kishte refuzuar. Pas kësaj, enti në fjalë ia kishte ndërprerë atij ndihmat sociale. Personi në fjalë ishte ankuar, duke e çuar çështjen deri në Gjykatën Federale Administrative, e cila ia kishte hedhur poshtë ankesën. Ndërsa tash, me vendimin e Gjykatës Federale, instancës më të lartë të gjyqësisë zvicerane është vërtetuar përfundimisht se gjyqet tjera kanë vepruar drejtë.
Sipas gjykatës në fjalë, marrësit e ndihmave sociale në rastet e ofertave të tilla për vende pune duhet të dëshmojnë se kanë vullnet për punë. Me këtë veprim ata do të tregonin edhe aftësinë për të punuar si pjesë e një kolektivi.
Në rastin konkret, sipas qëndrimit të Gjykatës, pranimi i punës në fushë që është jashtë profesionit nuk do t`ia reduktojë shanset për punë në profesion.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror -
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar











