Lajme
Reagim nga Komuniteti Shqiptar Musliman në Zvicër mbi ngjarjet në Evropë
REAGIM:
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër është duke i ndjekur me vëmendje ngjarjet e fundit në Evropë dhe është i shqetësuar seriozisht nga aktet e dhunës që përgjakën rrugët e Francës.
KMSHZ i dënon dhe nuk pranon asnjë akt dhune, që mund të shërbejë për arritjen e qëllimeve të caktuara, përfshirë edhe ato që kryhen në emër të fesë.
Kofirmojmë se rruga e vetme e arritjes së qëllimeve është dialogu konstruktiv, komunikimi mes palëve, legaliteti dhe rruga paqësore.
KMSHZ thërret në kultivimin dhe ruajtjen e vlerave universale humane e njerëzore, të cilat paraqesin edhe objektivat kryesore të mësimeve fetare. Nuk lejohet që ushtrimi jo adekuat i një vlere të shkaktojë disbalansim dhe të prish kohezionin shoqërordhe frymën e tolerancës që e shquan civilizimin perëndimor dhe esktraktin e mesazhit profetik, e që populli ynë shqiptar e ka parë si konvergjencë në investimin e tij civilizues për realitetin multikulturor të hapësirës evropiane dhe e ka kultivuar si vlerë bazike në rrugën e objektivave të tij strategjike.
Respektimi i lirisë së besimit, si një e drejtë e pakontestueshme e njeriut, përfshirë këtu mbrojtjen e vlerave të shenjta fetare, si postulate të integritetit fetar dhe kombëtar, në të njëjtën vijë të respektimit të lirisë së mendimit dhe të shprehjes, pa fyerje dhe ngacmim të ndjenjave të tjetrit, që për gjykimin tonë paraqet shkelje e dinjitetit dhe integritetit të tjetrit, për rrugën e stabilitetit, mirëqenies, paqes, mirëkuptimit dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të shoqërisë njerëzore. Pa dyshim, me një qasje të tillë, duke respektuar vlerat dhe shenjtëritë e njëri-tjetrit, do të kontribuonim në eliminimin e polarizimeve në shoqëri.
Komuniteti Musliman Shqiptar u bënë thirrje të gjithë faktorëve relevantë në shoqëri, në veçanti atyre që ushtrojnë pozita të rëndësishme politike, që të tregojnë kujdes maksimal në ruajtjen e tolerancës dhe harmonisë ndërfetare në shoqëri dhe të mos lënë hapësirë që prononcimet e veprimet e tyre të prodhojnë efekte negative në sferën e marrëdhënieve ndërfetare.
Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












