Lajme
Reagime në Kosovë për policët e arrestuar
Arrestimi i dy policëve kosovarë ka nxitur reagimin edhe të qytetarëve, të cilët janë revoltuar me këtë veprim të Serbisë.
Me arrestimin e tyre është përkeqësuar edhe më shumë situata e sigurisë përgjatë brezit kufitar me Serbinë, thonë banorë nga përreth zonës kufitare dhe zyrtarë të kësaj ane, raportojnë mediat kosovare.
Të shqetësuar me një veprim të tillë të Serbisë janë shprehur edhe kolegët e dy policëve të arrestuar.
Ata presin që me ndihmën e EULEX-it të lirohen kolegët. Arrestimin e dy policëve të Kosovës, Shukri Bunjaku e Sami Beqiri, ka ndodhur të shtunën në orën 10 e 30 minuta në rajonin e Merdarit, ose më saktë në territorin e Kosovës e jo të Serbisë, siç pretendon ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.
Për arrestimin kanë reaguar përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, si presidentja Jahjaga, Qeveria, kryetari i Kuvendit . Ata e kanë dënuar arrestimin duke e quajtur atë shkelje të ligjit dhe të integritetit territorial të Kosovës.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dënon fuqishëm rrëmbimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga xhandarmëria serbe, Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, të cilët po kryenin detyrën e tyre në zonën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
LDK-ja u bën thirrje institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për lirimin e dy policëve të rrëmbyer dhe kthimin e tyre në Kosovë.
LDK-ja konsideron se aktet e tilla janë tërësisht të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë normalizimit të marrëdhënieve dhe fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.
Po ashtu, LDK-ja fton bashkësinë ndërkombëtare, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjihha vendet e botës demokratike, që t’i bëjnë trysni Beogradit zyrtar për ndaljen e provokimeve të tilla të rënda ndaj Kosovës.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shpreh indinjatën e vet të thellë me rastin e kindapimit të dy policëve të Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës, thuhet në një deklaratë të këtij subjekti.
Gjithashtu Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së dënojnë ashpër arrestimin e dy policëve të Kosovës nga ana e Serbisë. Ato kanë kërkuar nga përgjegjësitë e sigurisë, KFOR-i dhe Qeveria, që të rrisin kapacitetet e veprimit në pikat kufitare, me qëllim që ato të jenë sa më funksionale dhe të mos lejohen në asnjë mënyrë veprime të tilla poshtëruese.
E-Diaspora
-
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore Përfaqësues të Fondacionit “Vildana”, i themeluar nga diaspora kosovare në Zvicër, kanë vizituar Universiteti i Prishtinës,... -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Lundjen e Mesme në turizmin malor në Zvicër? Turizmi në Bernese Oberland, Zvicër, po ndikohet nga lufta në Iran, pasi vizitorët kryesorë nga Azia... -
Qiramarrësit në Zvicër nën presion: Të drejtat rrallë zbatohen -
Rriten çmimet e transportit publik në Zvicër nga dhjetori 2026 -
Si funksionon mbrojtja nga zjarri në kompani në Zvicër? -
Sigurimi shtesë shëndetësor: vështirësitë e rimbursimit vazhdojnë











