Kriza në Ukrainë
Reagimi i presidentit ukrainas pasi Trump tha se do ta përfundonte për 24 orë luftën në Ukrainë
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar presidentin aktual, Joe Biden për ndihmat që po i dërgon drejt Kievit, duke thënë se mund t’i jepte fund luftës në 24 orë nëse zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në lidhje me këtë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar prej ShBA-së më shumë fonde për t’i bërë ballë Rusisë dhe ftoi ish-presidentin, Donald Trump të vizitojë personalisht Kievin.
Sipas tij, ushtarët amerikanë mund të tërhiqen në një konflikt më të gjerë evropian me Rusinë nëse Washingtoni nuk rrit mbështetjen.
“Nëse ai mund të vijë, do të më duhen 24 minuta për t’i shpjeguar presidentit Trump se si nuk mund ta menaxhojë këtë luftë. Ai nuk mund të dërgojë vendin drejt paqes për shkak të Vladimir Putinit”, ka thënë ndër të tjera Zelensky, përcjell albino.ch.
Në anën tjetër, Biden i ka bërë thirrje Kongresit amerikan të miratojë një ligj për financimin shtesë, kryesisht për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, por edhe për ndihmën për Izraelin, rajonin Indo-Paqësor dhe forcimin e sigurisë kufitare.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit











