Lajme
Reagon Trump, bën thirrje për qetësi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas sulmit që i kanë bërë mbështetësit e tij Selisë së Kongresit.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Trump ka shkruar se të gjithë ata që janë brenda në seli të kongresit të qëndrojnë të qetë.
“Kërkoj që të gjithë në Kongresin e ShBA-së të qëndrojnë të qetë, pa dhunë! Mos harroni ne jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat e gratë tonë në të kaltërt. Faleminderit”, ka shkruar Trump.
Protestuesit që e mbështesin Donald Trumpin kanë sulmuar Selinë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Capitol Hill”, ku sipas policisë amerikane zyrtarët shtetëror kanë qenë duke i nuëmruar votat e Kolegjit Zgjedhor që vërtetojnë fitoren e Joe Biden si president i ShBA-së.
Sulmi i protestuesve ka ndodhur në orës 13:30 sipas orës lokale në Amerikë. CNN raporton se protestuesit pro-Trump kanë kalaur pengesat e vendosura përgjatë perimetrit të Capitol Hill, me ç’rast ata edhe kanë ofenduar policët duke i quajtur “tradhtar”, përcjell Albinfo.ch.
Rreth 90 minuta më vonë, policia tha që demonstruesit hynë në ndërtesë dhe dyert e Shtëpisë dhe Senatit po mbylleshin.
Video nga brenda Capitol Hill shihen mbështetësit e Trumpit duke marshuar nëpër hollin e senatit.
Burimi thotë se ka disa pajisje të dyshimta jashtë ndërtesës së Kapitolit.
Protestuesit kanë thyer barrierat e jashtme të sigurisë dhe pamjet video tregojnë protestuesit që mblidhen dhe disa përplasen me policinë pranë ndërtesës së Kongresit.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë















