Lajme
Referendumet e planifikuara për votim për vitin 2023 në Zvicër
Në të parin nga tre referendumet e planifikuara për vitin 2023, zviceranët do të votojnë për tri çështje, përcjell albinfo.ch.
I pari është Ligji Covid. Edhe pse masat e fundit shëndetësore u hoqën më shumë se një vit më parë, votuesit do të duhet të vendosin për dispozita të ndryshme federale – veçanërisht në lidhje me masat kufitare në rast të një pandemie, mbrojtjen e njerëzve të cenueshëm dhe promovimin dhe zhvillimin e trajtimeve nga koronavirusi.
Çështja e dytë lidhet me klimën, veçanërisht objektivin e emetimeve zero të gazeve serrë në Zvicër deri në vitin 2050, falë financimit prej 2 miliardë në 10 vjet për zëvendësimin e lëndëve djegëse fosile.
Çështja e tretë mbi të cilën do të duhet të peshojnë votuesit zviceranë është ajo e taksimit të kompanive ndërkombëtare.
E negociuar nga afro 140 vende anembanë botës, reforma e taksës mbi fitimet e kompanive shumëkombëshe synon të vendosë një normë minimale prej 15 për qind për korporatat ndërkombëtare — më e lartë se norma aktuale tatimore e Zvicrës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë












