Shkurt.ch
Refugjatët e traumatizuar “vërshojnë” klinikat psikiatrike
Klinikat psikiatrike alarmojnë se janë të “vërshuara” nga pacientët të ardhur si refugjatë nga zona të ndryshme të luftës. Ata sjellin me vete shumë përjetime traumatike ndërsa pritja për trajtim zgjat shpesh deri në tetë javë
Radioja e trasmetuesit publik të Zvicrës SRF4 raporton lidhur me gjendjen në klinikat psikiatrike të Zvicrës, ku kërkojnë shpëtim një numër i madh refugjatësh.
“Ne kemi një përqindje në shtim të vazhdueshëm të refugjatëve të cilët vijnë te ne me probleme specifike”, thotë Roland Vauth, mjek kryesor për Pskiatrinë transkulturore, në klinikat universitare të Bazelit, transmeton albinfo.ch.
Muajve të fundit aty janë trajtuar gjihnjë më shumë njerëz nga Siria dhe Eritrea. Ky fluks përbën problem për klinikat psikiatrike. Disa nga klinikat kanë arritur në kufijtë e kapaciteteve të tyre.
Duke qenë se kërkesat për trajtim janë të vazhdueshme, pacientët duhet të presin deri në tetë javë për një termin. Problemi, sipas kryemjekut është se përkujdesja për refugjatët është jashtëzakonisht intensive në kuptimin e nevojës për angazhim të personelit, përcjell albinfo.ch. Shpeshherë, krahas mjekut, duhet të jetë i pranishëm edhe një përkthyes, interpretues.
Për këtë arsye Vauth shpreson të ketë përkrahje nga politika. “Do të më gëzonte shumë sikur nga ana e politikës të shihej se ne këtu kemi nevojë për resurse shtesë, që të mund ta trajtojmë siç duhet këtë fluks”, thotë ai. Shikuar nga aspekti afatgjatë, kjo do të kishte ndikim pozitiv në integrimin e refugjatëve në Zvicër.
Mjeku është i bindur se migrantët të cilët ia dalin t`i tejkalojnë përjetimet e tyre traumatike, do ta mësonin më shpejtë gjermanishten dhe kjo do të ndihmonte në procesin e integrimit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin Një kolektiv prej më shumë se 250 akademikësh nga Zvicra i dërgoi një letër të hapur... -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni -
Hulumtimi i ri: Shoferët në Cyrih bllokohen në trafik për 94 orë në vit -
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030










