Kriza në Ukrainë
Refugjatët ukrainas në shënjestër të grupeve kriminale
Hetimi zbuloi një numër të konsiderueshëm ofertash të dyshimta pune që synonin gratë ukrainase”, duke ofruar sete fotografish dhe premtime për një të ardhme të ndritur
Agjencia e zbatimit të ligjit të BE-së “Europol” koordinoi një ditë të përbashkët veprimi duke shënjestruar trafikantët e qenieve njerëzore që kërkonin posaçërisht për viktimat ukrainase në internet, raportoi sot agjencia në një deklaratë për shtyp.
“Aktivitete të dyshimta u zbuluan në një gamë të gjerë platformash, përfshirë në gjuhën ruse”, thuhet në deklaratë.
Forumet që ofrojnë ndihmë ose vende pune për refugjatët, platformat e takimeve dhe platformat e shërbimeve seksuale u kontrolluan për të identifikuar përpjekjet e rrjeteve kriminale që synonin refugjatët vulnerabël ukrainas për shfrytëzim.
Dita e aksionit u zhvillua sot më 23 maj. Hetuesit monitoruan 125 platforma online në 14 vende të ndryshme dhe arritën të identifikonin nëntë trafikantë të dyshuar të qenieve njerëzore dhe nëntë viktima të mundshme.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












