Lajme
Maqedoni: Regjistrimi i popullsisë brenda vendit nis më 1 prill
Në Maqedoninë e Veriut ka nisur regjistrimi i popullsisë, proces i cili mungonte prej 19 vjetësh.
Grupet që u bënë pjesë e këtij procesi fillimisht ishin të dënuarit me burg, personat e pastrehë si dhe shtetasit që jetojnë jashtë vendit. Ky proces do të zgjasë 50 ditë, ndërsa për shtetasit që jetojnë brenda territorit të Maqedonisë së Veriut, regjistrimi do të nisë me 1 prill, shkruan Albinfo.ch.
Ky është një operacion shumë i rëndësishëm dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kyçen në zhvillimin e shtetit pasi kemi të bëjmë me një operacion, nga i cili të gjithë kanë dobi në veçanti institucionet të cilët përmes të dhënave statistikore më pas bëjnë hartimin e politikave zhvillimore. Jemi shteti i vetëm që prej 20 vjetësh nuk kemi regjistrim.
Zëvendësdrejtori i Entit për Statistikë, Ilmi Selami, tha për Euronews Albania se për shkak të sistemit elektronik të futjes të të dhënave, edhe rezultatet pas regjistrimit priten të dalin shpejt. Selami po ashtu bën thirrje për mbështetje të këtij procesi.
Nga një regjistrim i suksesshëm pritet të fitojnë të gjithë. Censusi për nga natyra është një proces prej të cilit ose humbim të gjithë ose fitojmë të gjithë. Këtu nuk ka një palë humbëse apo fituese. Në census pala e vetme është shteti dhe qytetarët për të cilët bëhet regjistrimit. Por në Ballkan si gjithçka tjetër gjendet mënyrë për t’u politizuar.
Regjistrimi i shtetasve që jetojnë jashtë vendit bëhet përmes një aplikacioni të posaçëm.
Në ditën e parë janë paraqitur edhe probleme, pasi disa emigrantë kanë denoncuar se aplikacioni nuk funksionon. Procesi i regjistrimit të popullsisë do të mbarojë më 21 prill.
Duke pasur parasysh që Maqedonia është një shtet multietnik, këto statistika janë të rëndësishme për të drejtat etnike të shqiptarëve dhe jo vetëm pasi mund përfitojnë më shumë të drejta të garantuara nga Kushtetuta.
Maqedonia e Veriut në censusin e fundit në vitin 2002 numëronte rreth dy milionë banorë, ku 60 % ishin maqedonas, 30 % shqiptarë dhe pjesë tjetër, turq, serbe, romë dhe boshnjakë.
Video udhëzuese hap pas hapi, për vetëregjistrim të gjithë shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden jashtë shtetit, gjegjësisht mërgatës tonë.
Video: https://fb.watch/3-7yKeR3pq/
Procesi i vetëregjistrimit fillon me 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, nëpërmjet aplikacionit elektronik në faqen e internetit:census.stat.gov.mk
Më shumë infromata në numrat e telefonit:
+389 75 268 732 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 734 (Viber, WhatsApp)
+389 75 268 745 (Viber, WhatsApp)
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













