E-Diaspora
Reinhold Mitterlehner, kancelar i përkohshëm në Austri
Mitterlehner mban aktualisht postin e zëvendëskancelarit dhe vjen nga radhët e të djathtëve të Partisë Popullore, partnere në koalicion me socialdemokratët
Reinhold Mitterlehner do të jetë kancelari i përkohshëm i Austrisë, pas dorëheqjes së një dite më parë të Werner Faymann-it. Mitterlehner mban aktualisht postin e zëvendëskancelarit dhe vjen nga radhët e të djathtëve të Partisë Popullore, partnere në koalicion me socialdemokratët.
Faymann dha dorëheqjen pas humbjes së mbështetjes brenda radhëve të partisë së tij, për t’i hapur rrugë siç tha, një qeverie që ka mbështetje të gjerë.
Mbështetja për të ra pas rezultatit të dobët në raundin e parë të presidencialeve të prillit, kur nga gara u eliminuan kandidatët e dy partive kryesore.
Në raundin e dytë të 22 majit garojnë Norbert Hofer nga ekstremi i djathtë që është favorit për të fituar dhe ekologjisti Aleksander van der Bellen. albinfo.ch
E-Diaspora
-
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues Nga 19,187 votues të regjistruar kanë votuar 36.89% apo 7.079 votues... -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë -
42 % e votuesve kanë votuar deri në orën 13:00 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Sa kanë votuar në Zvicër deri në ora 09:00 -
Votimi në diasporë: Deri në ora 09:00 votuan 1 mijë e 659 votues
Jeta në Zvicër
-
Sulmet në bankomate po bien në Zvicër, por dëmet po përkeqësohen Numri i sulmeve me eksploziv kundër bankomateve në Zvicër ra ndjeshëm në vitin 2025. Autoritetet konfirmojnë... -
Një periudhë Krishtlindjesh “veçanërisht pozitive” për Migrosin -
Zvicra ofron udhëtime luksoze me tren për festën e Vitit të Ri -
Mot i paqëndrueshëm në Alpet zvicerane, autoritetet paralajmërojnë për rrezik ortekësh -
Shefi i ushtrisë: Zvicra nuk është e përgatitur për t’u mbrojtur nga një sulm i madh













