Shkurt.ch
Rekord gjykimesh në Zvicër
Gjykatësit zviceranë dhe prokurorët kanë qenë ndjeshëm me të ngarkuar me lëndë kundër turistëve kriminelë në krahasim me vitin 2011
Në Zvicër vitin e kaluar kanë përfunduar shumë procese gjyqësore. Kaq shumë lëndë nuk ishin përfunduar asnjëherë si vitin e kaluar.
Në vitin 2012 autoritetet e zbatimit të ligjit thanë se kanë shqiptuar një total prej 105’678 dënimeve, pothuajse 10 për qind më shumë se vitin e kaluar
Përgjegjës për rritje të lëndëve gjyqësore ishin kryesisht “turistët kriminelë”.
Gjykatësit zviceranë dhe prokurorët kanë qenë ndjeshëm me të ngarkuar me lëndë kundër turistëve kriminel në krahasim me vitin 2011.
Bëhet fjalë për një rritje prej 41.5 për qind e atyre të cilët nuk ka pasur vendbanim të përhershëm në Zvicër, e që kanë qenë të dënuar në gjykatat zvicerane për veprat penale kundër delikteve të pasurisë.
Statistikat flasin për një rritje prej 47.3 për qind krahasuar me vitin 2011, thuhet në një studim të Zyrës Federale të Statistikave ( FSO ).
Gjithashtu janë dënuar një numër i madh i të huajve që janë marrë me drogë.
44.7 për qind e të huajve pa leje qëndrimi B ose C janë dënuar në vitin 2012 për shkak të tregtisë me drogë në Zvicër. Bëhet fjalë për një rritje prej 41.2 për qind brenda vitit.
Rritja relativisht e ulët është regjistruar në gjykimet për kundërvajtje në trafik .
Nga ana tjetër raportohet për rritje të krimeve ndaj pronës ( 20,6 për qind) . Krimi më i zakonshëm kundër pronës ishin vjedhjet e thjeshta, të cilat përfshijnë grabitjet .
Numri i dënimeve me burgim të gjatë është shtuar në mënyrë të konsiderueshme. Bëhetz fjalë për një rritje prej 36.5 për qind. Më së shpeshti janë dhënë dënime me para. Vitin e kaluar ishin 85.6 për qind të rasteve të të gjitha aktgjykimeve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











