Shkurt.ch
Rekord i parave të falsifikuara
Banka Qendrore Evropiane vitin e kaluar ka tërhequr 899 mijë kartëmonedha të falsifikuar euro, një rekord, sipas të dhënave të lëshuara nga Banka Qendrore Evropiane.
Shuma është më e lartë në krahasim me tre vjetët e mëparshëm.
445.000 kartëmonedhat e falsifikuara euro janë tërhequr nga qarkullimi në gjysmën e dytë të 2015-ës.
Megjithatë, Banka vuri në dukje se numri i kartëmonedhave të falsifikuara mbetet shumë i ulët në krahasim me rritjen e numrit të kartëmonedhave aktuale në qarkullim, të cilat janë më shumë se 18 miliardë në gjysmën e dytë të 2015-ës.
Zakonisht janë falsifikuar kartëmonedhat prej 20 euro, ose 46.2% të të gjitha kartëmonedhave të rreme, si dhe 50 euro, me 37.1%.
Më pak të interesuar falsifikatorët janë për kartëmonedhat nga 5 deri në 200 euro, në bazë të BQE-së.
Pjesa më madhe e kartëmonedhave të falsifikuara, 98% ,janë në vendet e eurozonës.
Vetëm rreth 1.3% u gjetën në shtetet anëtare të BE-së, jashtë zonës së euros dhe më pak se 0.7% në pjesë të tjera të botës.
BQE-ja vuri në dukje megjithatë se në gjysmën e dytë të vitit është ulur me 2% numri i parave të falsifikuara.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro -
Austri
Vendoset pllaka përkujtimore për nder te Lasgush Poradecit në Graz të Austrisë -
Kroaci
Ligji i ri në Kroaci hap më shumë mundësi për punëtorët nga Kosova -
Strasbourg
Dy vajza shqiptare nga Kosova shpëtohen nga zjarri në Strasbourg
Jeta në Zvicër
-
Të ardhurat nga ilaçet zvicerane ulen për shkak të uljes së çmimeve Tregu i brendshëm farmaceutik zviceran regjistroi një rritje prej 5% të të ardhurave prej 8.1 miliardë... -
Kantonet malore nuk duan të shfuqizojnë vlerën e tyre të qirasë para vitit 2030 -
Babai i viktimës së Crans-Montana kërkon përjashtimin e prokurorëve -
Në parakalimin e Zvicrës mungon ekipi i hokejit në akull për femra -
Pas rastit Ameti: Liberalët e Rinj të Gjelbër kërkojnë heqjen e ligjit për blasfeminë













