Lifestyle

Rekord klikimesh, kënga e re e Dua Lipës

Mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube i ka marrë kënga e re e Dua Lipës, “Alita: Battle Angel”, ‘Swan Song’  vetëm  një ditë pas publikimit. Kënga po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm për Duan, e cila është bërë pjesë e disa skenave të filmit për të sjellë videoklipin muzikor. “Alita: Battle Angel” është  një film fantastik-shkencor që do të pushtojë të gjitha kinematë botërore, përcjell albinfo.ch.

Filmi i ri do të dalë në kinema në Ditën e të Dashuruarve, më 14 shkurt, e kjo duket se ka pasur ndikim të madh edhe te klikimet e këngës.

Ashtu sikurse viti i kaluar, edhe ky vit duket se do të vazhdojë me sukses për këngëtaren shqiptare.