Shkurt.ch
Rekord: Mbi 660 mijë dollarë për një fotografi
Ajo tregon një pamje nga një tramvaj në New Orleans ku janë të ulur ndaras, në ulëset e para njerëz të racës së bardhë dhe në ato të fundit – të zinjtë
“Trolley-New Orleans” mban emrin fotografia e autorit amerikan, të lindur në Zvicër,. Robert Frank. Kjo fotografi është shitur me një çmim rekord, 663.750 dollarë në një ankand të në shtëpinë e ankandeve Christie.
Tregtarët e veprave artistike kishin pritur që çmimi i kësaj fotografie të artistit të lindur në vitin 1924, të arrinte deri në 500 mijë dollarë. Një fotografi me motiv të njëjtë, e autorit Frank ishte shitur para pesë vitesh me çmimin po ashtu rekord prej 620 mijë dollarësh.
Dallimi i fotografisë që aktualisht mban rekordin është se kjo e fundit është më e madhe dhe është zhvilluar edhe teknikisht nga vetë Robert Frank. Ajo tregon një skenë përditshmërie në jug të SHBA-së nga viti 1955: në një tramvaj në New Orleans janë të ulur ndaras, në ulëset e para njerëz të racës së bardhë dhe në ato të fundit – të zinjtë.
Fotografia bën pjesë në serinë e Frankut “The Americans”, me të cilën ai qe bërë i famshëm në SHBA nga fundi i viteve pesëdhjetë. Blerës i kësaj fotografie është një koleksionar privat nga SHBA.
Frank ka qenë i biri i një shtetasi gjerman me prejardhe hebrenje, të shpërngulur në Zvicër. Është i lindur në Cyrih dhe në vitin 1945 kishte marrë shtetësinë zvicerane. Ndërsa shteas amerikan është bërë në vitin 1963.
E-Diaspora
-
Komediani shqiptar Taulant Gashnjani “T-Ronimo” në 7 vs. Wild Content Creator dhe komedian me rrënjë shqiptare, Taulant Gashnjani nga Aargau, i rritur në Cyrih, njihet... -
Osmani, pas takimit të saj me mërgatën në Zvicër: Të gjithë na bëjnë krenarë -
Koosvë
Kosova në fokus të producentëve ndërkombëtarë për xhirime filmike -
Reperi EAZ mbështet Përparim Avdilin për kryetar të Cyrihut me këngë të re: “Eine vo ois” -
Itali
Rihyri ilegalisht në Itali, riarrestohet 42-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër mund të gjeni derivatet më të lira në vitin 2026? Një analizë e çmimeve të benzinës dhe naftës tregon se mbushja e karburantit nuk kushton njësoj... -
Ndryshimi i klimës kërcënon skijimin në Zvicër -
Debati mbi “harresën mjekësore” intensifikohet -
Pavarësisht mjegullës së fundvitit, më shumë diell në Zvicër në vitin 2025 sesa normalja -
Mijëra njerëz protestuan në Cyrih për kurdët në Siri












