Shkurt.ch
Rekord të punësuarish në Zvicër
Më e madhe ka qenë rritja e numrit të të huajve të punësuar. 3% më shumë të huaj kanë gjetur punë në Zvicër duke e ngritur numrin e tyre në 1.4 milion
Kurrë më parë në Zvicër uk ka pasur kaq shume njerëz të punësuar se sot. Në tremujorin e dytë të këtij viti numri i të punësuarve është rritur për 1.3 dhe ka arritur shifren rekorde prej 4.82 milionë veta.
Në vendet e Bashkimit Evropian gjatë periudhës së njëjtë ka paur një ulje prej 0.4% të të punësuarv, tregon raporti më i ri mbi fuqinë punëtore, i realizuar nga Enti Federal për Statistika.
Sipas këtij raporti, veçanërisht i madh ka qenë numri i femrave që kanë nisur punë. Kështu te femrat rritja është 2% ndërsa te meshkujt 0.7%.
Por edhe më e madhe ka qenë gjatë këtij tremujori rritja e numrit të të huajve të punësuar. 3% më shumë të huaj kanë gjetur punë në Zvicër, dke ngritur në 1.40 milion numrin e të punësuarve që nuk kanë pasaportë zvicerane. Ndërsa zviceranë të punësuar janë 3.42 milionë, gjegjësisht vetëm 0.6% më shumë se në një vit më parë.
Por, në këtë periudhë është shtuar po ashtu edhe numri i të papunëve. Sipas Entit të Statistikave janë regjistruar 193 mijë të papunë ose për 22 mijë më shumë se në vitin paraprak.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”











