Lajme
Rektori Rugova i quan “kopilë” sulmuesit
Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Mujë Rugova, ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm nga studentët, aktivistë të Vetëvendosjes
Rugova ka thënë se autorët “janë gjak i prishtë dhe kopilë”.
“Jam sulmuar me substanca që janë edhe kanceroze, por edhe lëndë djegëse. Ngjyra ka qenë e tretur në lëndë djegëse dhe ka mundur që prej një shkëndije të sjell edhe flakë.
Këto janë gjëra që i bën një pjesë e rinisë e cila është gjak i fëlliqur se me siguri dikush prej këtyre ose gjyshin a katragjyshin e ka me elemente sllave”, ka thënë Rugova gjatë një intervistë dhënë Radio Dukagjinit. Sipas tij, ky “gjak i prishur” nuk do t’ia arrijë qëllimit ta përçajë Universitetin e Prishtinës.
“Në ato zonat e mia është thënë se djali kurrë nuk i bie babës. Nëse i bie, atëherë është kopil. Në qoftë se ky Universitet është sulmuar në këtë mënyrë, atëherë është sulmuar nga gjaku i prishur edhe nga elemente të cilat nuk ia duan të mirën këtij populli”, citohet të ketë thënë rektori Rugova.
Sipas tij, ky veprim më së paku i shkon për nder Vetëvendosjes, e cila “nuk është distancuar fare”. “Mirëpo ata e dinë se çka kanë bërë dhe e dinë se si e kanë punën me opinionin e tyre që ju ka dhënë votat.Kësisoj, nuk formohet shteti”, ka thënë për rektori i UP-së.
Ndryshe dy aktivistët e Vetëvendosjes, të cilët dje e mbuluan me ngjyrë të kuqe rektorin Rugova në 41-vjetorin e themelimit të UP-së, janë në paraburgim.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











