Lajme
Remitencat përgjysmohen
Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2013 remitencat kanë shënuar nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit
Transfertat monetare të emigrantëve drejt Shqipërisë po bien nga viti në vit. Kriza financiare dhe ekonomike e vendeve fqinje, si Italia dhe Greqia kanë ndikuar shumë në rënien e parave të dërguara nga emigrantët shqiptarë në vendlindje. Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2013 remitancat kanë shënuar nivelin më të ulët të 10 viteve të fundit.
Të dhënat krahasuese flasin për një përgjysmim të tyre. Nëse në vitin 2007 paratë e emigrantëve të dërguara në Shqipëri arritën në 953 milion euro, në vitin 2013 ato kanë shkuar në 497 milion euro.
Një faktor tjetër që ka ndikuar tek remitancat është kriza ekonomike e 2008-ës, ku vetëm në Greqi përllogaritet që niveli i papunësisë të ketë shkuar rreth 27 % të numrit të popullsisë aktive për punë, ndërkohë që papunësia tek emigrantët përllogaritet të jetë më e lartë, raportojnë mediat e Tiranës.
E gjithë kjo situatë që ka ndikuar uljen e remitancave, ka bërë që të rritet niveli i varfërisë në Shqipëri, ndërsa janë dëmtuar sektorë të rëndësishëm që ndihmoheshin shumë nga paratë e emigrantëve, siç është ndërtimi, i cili aktualisht është në krizë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla













