Shkurt.ch
Rënie e infektimeve me HIV
Janë regjistruar gjithsej 575 diagnoza të reja me këtë sëmundje që janë për 8 për qind më pak se në vitin 2012
Numri i të sëmurëve nga AIDS-i ka shënuar rënie të theksuar gjatë vitit 2013. Janë regjistruar gjithsej 575 diagnoza të reja me këtë sëmundje që janë për 8 për qind më pak se në vitin 2012, vit kur kjo sëmundje kishte shënuar një rritje të papritur. Rritja prej 15% e 2012-ës pra nuk përbën ndonjë trend, pasi që nga viti 2009 deri në vitin 2011 kishte një trend uljeje.
“Kontributin” më te madh për rënien e diagnozave me AIDS, sipas Zyrës Federale të Shëndetësisë (BAG) e kanë meshkujt që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj të tjerë. Te grupimet tjera dhe te rrugët tjera të bartjes së virusit HIV rënia është më pak e theksuar.
Edhe pse njerëzit me aktivitet homoseksual përbëjnë vetëm 3 për qind të meshkujve seksualisht aktivë, ata gjatë vitit 2013 kanë përbërë 39 për qind të të gjithë të sëmurëve me AIDS, shkruan tagblatt.ch. Për këtë arsye sipas BAG programi nacional HIV fokusohet edhe në vitet në vijim në këtë grupacion.
Marrë sipas regjioneve, më së shumti raste me HIV ka në kantonin e Gjenevës, ku kemi 15.1 raste në 100 mijë banorë. Më së paku të infektuar me këtë sëmundje ka në kantonet e Zvicrës Lindore, ku janë shënuar vetëm 3.6 raste në 100 mijë banorë.
Mesatarja në gjithë Zvicrën është 7.2 raste në 100 mijë banorë, që është bi mesataren evropiane.
E-Diaspora
-
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike Në raportimin e tij lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të drogës, gazeta Le... -
Bajram Ismaili nga Struga dhe rrugëtimi i tij në muzikën shqiptare të diasporës -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Pesë ditë burgim me kusht për një pistoletë me ujë Në Zvicër, edhe pistoletat me ujë rozë mund të konsiderohen armë. Një porosi online pati pasoja... -
Ekonomia ruse po ngadalësohet -
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore












