Lajme
Renovoi ndërtesën pa autorizim, gjobitet me 100 mijë franga
Zvicër, pronarja e ndërtesës do të rimbursojë edhe qiramarrësit për shkak të çmimeve të fryra
Mediat zvicerane raportojnë se Gjykata Federale zvicerane sanksionoi një grua që kishte rinovuar një ndërtesë pa autorizim, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se zonja që posedon një ndërtesë tetëkatëshe në lagjen e Gjenevës, Pâquis, sapo është gjobitur me 100 mijë franga.
Për shkak të mosrespketimit të ligjit, Gjykata Federale zvicerane e sanksionoi rëndë atë për rinovimin e gjashtëmbëdhjetë apartamenteve pa autorizim midis viteve 2011 dhe 2015, raporton “Tribune de Genève”.
Ngjarja nuk mbaroj këtu, sepse pronarja i vendosi qiratë shumë të larta, duke mbledhur në mënyrë të padrejtë 212 mijë franga zvicerane.
Ajo do të duhet ato t`ua rimbursojë qiramarrësve të mashtruar. Këshilltari shtetëror, Antonio Hodgers, i ngarkuar me departamentin e territorit, shprehu kënaqësinë e tij, pasi organi suprem ka “ndjekur plotësisht konkluzionet” e shërbimeve të tij. Ai beson se shteti është “konfirmuar në veprimin e tij për të mbrojtur banorët nga shkeljet e mundshme gjatë rinovimit të ndërtesave”.
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











