Shkurt.ch
“Rent a car” më shtrenjt për zviceranët sesa turistët
Bëhet fjalë për një diferencë çmimi deri në 160 franga, ose 40 për qind më shumë për të njëjtën makinë
Zviceranët paguajnë më shumë se turistët për shërbimin ”Rent a car” në Zvicër.
Këto të dhëna janë bërë publike në magazinën «Espresso». Disa kompani që ofrojnë shërbime ”Rent a car” kanë çmime dy herë më të shtrenjta për zviceranët.
Bëhet fjalë për një diferencë çmimi deri në 160 franga, ose 40 për qind më shumë për të njëjtën makinë, për të njëjtin interval kohor të përdorimit dhe të njëjtin vend. Krahasimet janë bërë me gjermanët, të cilët paguajnë më pak për të njëjtat shërbime në Zvicër.
Diferenca e çmimeve mund të shpjegohet, sipas kompanisë “Sixt”, me nivelin e çmimeve, të cilat janë të ndryshme në Zvicër dhe në Gjermani.
“Kjo do të thotë se rezervimi i një veture në Zvicër është më i shtrenjtë se në Gjermani”, thonë në “Sixt” për magazinën “Espresso”.
“Espresso” ka bërë hulumtime edhe me ofertuesit e tjerë. Për të gjitha shërbimet zviceranët paguajnë 26 deri 51 për qind më shumë sesa gjermanët.
Për shembull, një Ford Fiesta me qira në “Hertz” në Cyrih, për shtatë ditë kushton 463 franga, ndërsa modeli i njëjtë në të njëjtën periudhë sërish në Cyrih kushton për një gjerman vetëm 245 € ose 307 franga. Gjithashtu edhe në “Avis” dhe në “Europacar” kishte dallime të konsiderueshme të çmimeve për zviceranët.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore












