Lajme
Reshje të mëdha shiu dhe vërshime në Kosovë
Pas muajve të tërë me thatësi, ditëve të fundit shirat në shumicën e regjioneve në Kosovë nuk kanë të ndalur
Pas reshjeve të fundit, disa fshatra të Komunës së Prishtinës janë bllokuar nga vërshimi i ujërave. Për këtë arsye, Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar se sot do të mbajë një mbledhje me Komitetin e Krizave.
“Pas shumë intervenimeve sot kryetari Ahmeti ka thërriur mbledhjen e Komitetit të Krizave në ora 17:00 ku bëjnë pjesë të gjitha institucionet relevante. Aty të gjithë do të raportojnë për situatën e krijuar 24 orët e fundit e pastaj do të merren vendimet për hapat e mëtutjesh”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Ndërkohë, gjatë ditës, Shpend Ahmeti ka vizituar disa fshatra për të parë gjendjen në banorëve atje, shkruan gazetaexpress.com.
“Gjendje e rëndë në disa fshatra nga vërshimet. Nga mëngjesi jemi në terren me Inspekcionin, Sherbimet Publike, Infrastrukturen, Zjarrfikesat. Sapo biseduam edhe me FSK per ndihmen e nevojshme. Po mundohemi te sanojme pjese te ndryshme. Per cdo gje do te informoheni me kohe”, ka njoftuar Ahmeti.
Edhe në qytet gjendja është keqësuar për shkak se uji nuk po qarkullon nëpër kanalizimet, të cilët janë të bllokuar.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











