Shkurt.ch
Reshjet e borës mbyllin Aeroportin e Bazelit
Edhe në Aeroportin e Cyrihut janë anuluar 15 fluturime dhe 18 aterrime, për shkak të borës dhe motit të ligë
Bora që ka rënë ditën dhe mbrëmjen e të enjtes është bërë shkak për anulimin e të gjitha fluturimeve në Aeroportin EuroAirport Basel-Mulhouse-Freiburg. Me rastin e anulimit, është njoftuar se fluturime dhe aterrime nga ky aeroport nuk do të ketë së paku deri në orën 5 të mëngjesit të të premtes.
Pasagjerët që kanë pësuar nga këto anulime janë lutur që për informata më të hollësishme tu drejtohen kompanive të tyre ajrore ku kanë marrë biletat.
Ndryshe nga Bazeli, Aeroporti i Cyrihut, më i madhi në vend, nuk e ka ndërprerë krejtësisht punën. Por edhe në Cyrih janë anuluar 15 fluturime dhe 18 aterrime, për shkak të borës dhe motit të ligë. Po për këtë shkak, shumica e fluturimeve janë bërë me vonesë prej 20 deri 90 minutash.
Reshjet e mëdha të borës kanë çrregulluar edhe komunikacionin hekurudhor dhe atë automobilistik në Zvicrën gjermane. Janë shënuar një numër i madh aksidentesh por, për fat, pa pasoja të mëdha.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe... -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













