Lajme
Restoranti, me tre ortakë shqiptarë, ndër më të mirët në New York
Bar&Restaurant Duomo 51, ndër restorantet e rinj në New York City, në korrik u përzgjodh edhe nga revista prestigjioze Forbes ndër më të mirët
“Duomo 51” është restoranti me tre ortakë shqiptarë, që e kanë arritur këtë sukses me punën e tyre. Pas këtij suksesi qëndrojnë puna dhe përkushtimi i Zamir V. Gashit (Sammy) me bashkëpronarë dhe eksperiencën e shkëlqyer të Mariglen Dine dhe Alban Jakupajt dhe të shefit të kuzhinës Vilfrid Hodai, një djalë nga Vlora, por i rritur në Firence, të cilët e kanë bërë së bashku shumë të njohur Duomo 51 Ristorante në listën e revistës Forbes, përcjell albinfo.ch.
Duke reflektuar rritjen e kërkesës si për shërbime të plota të ngrënies, po ashtu edhe për shërbime me bar, numri i restoranteve dhe bareve në qytetin e New York-ut, për tre vjetët e fundit, sidomos pas pandemisë, u rrit me më shumë se 12,000 nga 2020 në 2023-ën, për të arritur në 25,850 restorante dhe bar të industrisë së famshme të kulinarisë, tregojnë statistikat zyrtare të Bashkisë së qytetit.
Referuar shtypit prestigjoz njujorkez, në listën e restoranteve të Nju-Jorkut, gjithnjë e më shumë po zënë një vend të rëndësishëm edhe restorantet e pronarëve ose bashkëpronarëve shqiptarë, restoranteve, që simbas një përllogaritje tonën, mund t’i kalojnë edhe 100 lokale (bar&restaurante) me pronarë dhe bashkëpronarë shqiptarë.
Pronari dhe bashkëpronari i bar&restaoranteve, shkodrani Zamir V. Gashi, Sammy, siç e njohin në New York, njujorkezët dhe turistët e huaj, është themelues i disa restoranteve në qytetin e Nju- Jorkut, duke sjellë përvojën e tij 20-vjeçare të bar&restorantit në zemër të qyteti Midtown, me dy bar&restaurnate Romerino dhe lokalin më të fundit me bashkëpronar Bar&Restaurant Duomo 51.
Ky restorant, i cili gjendet në zemër të qytetit të New York-ut, (25 West 51 Street between 5 and 6 Av ), ka një pamje mahnitëse nga ballkoni – nga tarraca e tyre në katin e 7-të, ku mund të shikosh katedralen St. Patrick’s, qendrën Rockefeller( në ndërkohë, për klientelën shqiptare, shikon flamurin kuq e zi me shqiponjën e zezë me dy krena) dhe Radio City Music Hall.
Shërbimi nëse provoni të frekuntoni këtë restorant, është i shkëlqyeshëm dhe ka shumë kokteje të shijshme për të zgjedhur. Pjesa më madhe e kamerierëve janë shqiptarë, nga ata që me shumë kulturë ju tregojnë se çfarë është në dispozicion çdo ditë.
Bar&Restaurant Duomo 51 – i ri në listën e restoranteve më të mira, ndër restorantet e rinj në New York City, në korrik u përzgjodh edhe nga revista prestigjoze Forbes. E cila tregon për më shumë rekomandime për ngrënien në Nju-Jork, duke pikasur pikat e reja të restoranteve në qytetin e Nju-Jorkut.
Duomo 51 është një vend “që i bën të gjithë të ndihen të rehatshëm”, shkruan revista Eater. Ai është restoranti i ri, i cili “pushtoi”, një kat (katin e shtatë) në gradaçielin 25 West në 51 St. mes rrugës 5 Ave & 6 Ave, ka një atmosferë të lokaleve të darkës: tavolinat e vogla me mbulesa tavoline të bardha, rrethuar me karrige druri, në një sallë dhe dhoma ngrënieje me ndriçim të ulët.
Revista Forbes e përshkruan Duomo 51 ristorante si një nga restorantet më të bukur në qytet, mbasi ai ka një pamje unike, që si shkruan kjo prestigjioze, merr bukurinë e saj duke parë Katedralen e St. Patrikut dhe sheshin e famshëm në zemër të New York-ut, në Rockfeller Center, i rrethuar me flamurët e të gjithë botës, mes atyre gradaçielve mahnitëse që e rrethojnë.
Rockfeller Center është edhe një nga destinacionet kryesore të turizmit dhe gjatë Krishlindjeve, i konsideruar edhe si destinacioni kryesorë i NYC. Aty shkruan Forbes, ndodhet edhe lokali Bar&Restaurant Duomo 51 – i cili është i përzgjedhur në listën e restoranteve më të mira, ndër restorantet e rinj në New York City.
Në këtë destination kryesor të Manhattan-it, Duomo 51 është restoranti me tre ortakë shqiptarë, që e kanë arritur këtë sukses me punën e tyre. Pas këtij suksesi qëndrojnë puna dhe përkushtimi i Zamir V. Gashit (Sammy), bashkëpronarë me eksperiencën e shkëlqyer të Mariglen Dine dhe Alban Jakupajt dhe të shefit të kuzhinës, Vilfrid Hodai, një djalë nga Vlora, por i rritur në Firence, e kanë bërë shumë të njohur Duomo 51 Ristorante në listën e revistës Forbes.
Ata kanë këtë restaurant në një nga katet e “Double Tree Hilton Hotel”, dhe sapo të pikasin që jeni shqiptar që të gjithë flasin shqip dhe “shërbejnë si shqiptar” për të bërë edhe më të këndëshëm e të rehatshëm këtë destination të ri edhe për komunitetin shqiptar në qytetin e New York-ut.
Ndërsa duke ndjekur zinxhirin e restorantve të suksesshme të shkodranit Zamir Vejuka – Gashi, Sammy, siç e thërrasin dhe e njohin në New York, themelues i disa restoranteve në këtë qytet për dy dekada, të cilin kam pasur rastin qe ta njoh që nga fillimi i ardhjes së tij në Amerikë, kujtoj atë shkodranin: “Po qe se je shkodran, gjithçka e banë”.
Zamo, si i thërrasin shqiptarët, erdhi në vitin 1996. Pas disa viteve duke punuar në restarante të njohura në NYC, me pronarë e managjerë amerikanë dhe të huaj (disa raste edhe me shqiptarë) mëson e fiton derisa hap restaurantin e parë në një hotel, në Wall Street. Përkatësisht, në vitin 2002, “San Marino ristorante”.
Që nga ajo kohë Zamiri është përkushtuar businesit të restauranteve dhe real state (pasurive të paluajtshme).
Në të gjitha restorantet që ai ka biznes të tij, punojnë shumë shqiptarë, bartenderë, kamerierë, host dhe manaxherë që me punën dhe përkushtimin e tyre i kanë bërë këto restorante shumë të njohura në disa destinacione të qytetit të New York-ut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë Vaksina kundër gripit po mungon në shumë pjesë të Zvicrës, përfshirë kantonin e Lucernës, si pasojë... -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau












