Kosova
Rexhep Selimi kërkon ndërrimin e avokatit
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, i cili po gjykohet për krime lufte në Hagë ka kërkuar të ndërrojë avokatin.
Selimi kërkon të mos përfaqësohet më nga David Young, por nga Geoffrey Roberts, aktualisht bashkavokat në ekipin e tij të mbrojtjes.
“Më 25 prill 2023, Zyra e Mbrojtjes pranoi një letër nga z. Selimi ku kërkohej që z. Young të tërhiqet nga avokati i tij i caktuar dhe që z.Geoffrey Roberts, aktualisht bashkavokat në ekipin e tij të mbrojtjes të caktohet si zëvendësues. Z. Selimi përfshiu një përshkrim të shkurtër të motivimit të kërkesës së tij. Zyra e Mbrojtjes gjithashtu ka pranuar nga z. Selimi një kërkesë për emërim të nënshkruar, si dhe një autorizim për z. Roberts. Në të njëjtën ditë, z. Young paraqiti një kërkesë përkatëse për t’u tërhequr. Z. Roberts i konfirmoi Zyrës së Mbrojtjes se ai ishte kontaktuar me kërkesë për të përfaqësuar z. Selimi dhe se ai do ta pranonte emërimin. Zoti Roberts pranohet në listën e avokatëve të specializuar në përputhje me nenin 7 të ligjit Direktiva për avokatin”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, përcjell albinfo.ch.
Kërkesa e tij duhet të miratohet nga ana e trupit gjykues.
E-Diaspora
-
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë Bernard Dika është një nga figurat më të suksesshme të politikës lokale në Toskanë, ka arritur... -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











