Lajme
Rexhepi e Kosumi: Kemi bashkëpunuar me SHIK-un
Por ata kanë mohuar që shefi i SHIK-ut ka dhënë raporte periodike për aktivitetet e punës së organizatës
Dy ish-kryeministrat e Kosovës, Bajram Rexhepi dhe Bajram Kosumi, e kishin pranuar se ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, ka qenë në zyrat e tyre, ani pse shërbimi sekret, të cilin e ka drejtuar nuk ka qenë i mbështetur në kornizat ligjore të pasluftës.
Por ata kanë mohuar që shefi i SHIK-ut ka dhënë raporte periodike për aktivitetet e punës së organizatës”, shkruan “Koha Ditore”.
“Për koordinimin e punës sa më mirë, kam pasur disa kontakte me Kadri Veselin dhe e kam inkurajuar atë që të bashkëpunojë ngushtë me shërbimet e huaja. Kjo ka qenë e domosdoshme së paku për shkak të parandalimeve të aktiviteteve të Serbisë”, ka deklaruar ish-kryeministri Rexhepi.
Nga ana tjetër, ish-kryeministri Kosumi nuk e fsheh faktin se personalisht ka ftuar Kadir Veselin në zyrën e tij. Për dallim nga Rexhepi, ai thotë të mos e ketë thirrur atë për të marrë ndonjë informacion sekret, por për të dëgjuar konceptin dhe vizionin e tij për themelimin e shërbimit inteligjent zyrtar të shtetit.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











