Keystone
Shkurt.ch
59 për qind kundër Iniciativës së SVP-së
SVP tashmë e ka humbur betejen për iniciativën. Rezultatet: 59 për qind kanë votuar kundër ndërsa 41 për qind kanë mbështetur inicativën për zbatim të dëbimit të të huajve kriminelë
14.10: Përmbledhja e numërimit aktual të votimit në disa kantone për iniciativën e SVP-së
Po: Obwalden, Uri, Nidwalden
Kundër: Appenzell, Ausserrhoden, Graubünden, Glarus, Basel-Landschaft
14.00: Rezultatet e para flasin për humbje të Iniciativës së SVP-së
Në trendin e humbjes së SVP-së bën dallim vetëm një kanton. Sipas gjendjes së tashme, në Kantonin e Tesinës (Ticino) 61% të votuesve janë shprehur në favor të “Iniciativës…”!
13.20: Ndryshe nga përllogaritjet që vijnë pothuaj prej të gjithë kantoneve ku humbja e Iniciativës është pothuajse çështje e kryer, nga Kantoni jugor, italishtfolës i Tesinës (Ticino) vijnë lajme të tjera. Sipas gjendjes së tashme, në këtë kanton 61% të votuesve janë shprehur në favor të “Iniciativës…”!
Por, sipas Claude Longchamp, nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit Publik, që konsiderohet autoriteti kryesor në Zvicër i kësaj fushe, SVP tashmë e ka humbur luftën për iniciativën.
Është interesante se edhe ne zona rurale ka një trend të refuzimit të iniciativës së SVP-së. Këtë e ka përmendur në një prononci të tij edhe deputeti nga FDP/PLR, Christian Wasserfallen
13.02: Ndërkohë që, sipas përllogaritjeve, trendi i votimit të “Iniciativës…” po shkon përfundimisht drejt humbjes së SVP-së, iniciativa për sanimin e tunelit të Gothardit tashmë ka fituar. Në favor të saj kanë votuar rreth 55% të qytetarëve, siç del ga përllogaritjet e SRG.
12.40: Edhe në kantone tjera, madje në disa që njihen si konservative, po tregohet një trend i humbje rreth 55s së “Iniciativës…”. Kështu, siç raportohet nga mediet e këtushme, në Kantonin e Lucernit përllogaritjet janë se kundërshtarët e iniciativës janë ë epërsi me 52%, në Kantonin Baselland që njihet si kanton me një SVP të fortë, në 36 komunat ku janë numëruar votat (nga 86 gjithsej), kundër kanë votuar 56%.
Në Graubünden, kundër janë 56% të votave ndërsa në kantonet më liberale si në Baselstadt, Vaud etj., humbja e iniciativës është çështje e kryer. Edhe pse ende nuk janë numëruar të gjitha votat, përllogaritjet tregojnë se në Baselstadt, 69% janë kundër saj e në Vaud 62%.
12.15: Në orën 12 janë mbyllur kutitë e votimit dhe tashmë në disa komuna mund të flitet për rezultate. Dhe ato tash për tash janë mjaft nkurajuese, gjegjësisht trendi i refuzimit të inicativës për zbatim të dëbimit të të huajve kriminelë është në avancim.
Kështu, siç njotojnë mediet zvicerane minutë pas minute në disa komuna të vogla të Kantonit Aargau iniciativa ka pësuar humbje të theksuar. Në komunën Strengelbach për shembull, kundër saj kanë votuar 892 votues ndërsa në favor, 762 sish. Në Auenstein456 qytetarë kane qenë kundër iniciativës dhe 334 pro. Në Biberstein ky raport ka qenë 523 me 338 etj.
Raportimet e para që ende janë në nivel përllogaritjeesh, flasin se në Kantonin e Cyrihut rreth 66 % të votuesve kanë qenë kundër iniciativës dhe kjo mund të luajë një rol të madh në trendin e përgjithshëm kur dihet se kantoni i Cyrihut është më i madhi në Zvicër me numër të banorëve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern













