Lajme
Riatdhesohen 70 azilkërkues shqiptarë
Ky është grupi i tretë që dëbohet nga Gjermania. Nesër do të kthehen 125 shqiptarë të tjerë, që do të vijnë vullnetarisht
Një aeroplan me 70 refugjatë shqiptarë ka aterruar në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi atyre iu kishte refuzuar kërkesa për azil në Gjermani. Mes të rikthyerve kishte edhe gra e fëmijë. Azilkërkuesit e rikthyer kanë treguar se nuk u njoftuan për dëbimin dhe se autoritetet u thanë se do t’u ndryshonin shtëpinë.
“Nuk na njoftuan, na thanë që do t’ju ndryshojmë shtëpitë”, ka treguar një azilkërkues. Mes të kthyerve kishte nga ata që kishin shkuar në Gjermani për përfitim azili që prej muajit janar, raporton shekulli.
Ambasada e Gjermanisë njoftoi dje për kthimin e tyre, ndërsa bëri me dije se të enjten do të kthehen 125 shqiptarë të tjerë, të cilët kanë pranuar që të këthehen vullnetarisht. Në njoftimin e ambasadës thuhej se të mërkurën dhe të enjten do të kthehen në atdhe dy avionë charter me 195 azilkërkues shqiptarë.
Berlini zyrtar ka ritheksuar se nuk do të ketë azil ekonomik në Gjermani, ndërsa ka bërë apel që qytetarët shqiptarë të mos e ndërmarrin këtë iniciativë, pasi do të penalizohen.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











