Lajme
Rikthehen tensionet në Mitrovicë
Barrikada me drunj dekorativ e quajtur "Parku i Paqes", e vendosur mbi urën e Ibrit, ka nxitë reagime nga pala shqiptare. Protesta e paralajmëruar për sot kaloi pa eksese
Vendosja e një barrikade të re, nga ana e serbëve, mbi urën e lumin Ibër në Mitrovicë, sërish ka kthyer trazirat ndëretnike në qytetin e minatorëve. Barrikada e vendosur me drunj dekorativ të mbjella në vazo të mëdha betoni, është quajtur “Parku i Paqes”, ndërsa ka nxitë reagime nga pala shqiptare e cila ka protestuar të dielën.
Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka paralajmëruar protestë për ora 15, mirëpo për t’i ndaluar incidentet e mundshme në Mitrovicë është vërejtur një sasi e madhe e forcave të sigurisë. Protestuesit e pakët, janë ndaluar nga forcat e rendit.
Sipas njoftimeve, në pjesën veriore të urës, vërehen karabinierët italian, përderisa në jug vërehen pjesëtarë të forcave amerikane të KFOR-it. Ndërkohë që pjesëtarët e policisë së Kosovës kanë formuar kordonët në jug të qytetit duke u asistuar edhe nga policia e EULEX-it.
“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i do të sillen me vendosmëri dhe pa ndikim për të krijuar mundësinë që t’iu lejohet demonstruesve të sillen në mënyrë të sigurt dhe demokratike”, thuhet në komunikatë lëshuar nga këto tri komponetet që merren me sigurinë.
Protesta ishte paralajmëruar të jetë paqësore si shprehje e revoltës ndaj ngritjes së parkut barrikadë mbi urë, nga ana e autoriteteve lokale serbe nga veriu i Mitrovicës dhe Qeverisë së Serbisë. “Parku i Paqes” është ndërtuar pasi që autoritetet e Prishtinës e hoqën barrikadën e vendosur tri vjet më parë.
Ndryshe mediet në Prishtinë raportojnë se mbrëmë nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës kanë hyrë rreth 100 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe. Sipas këtyre burimeve, këta pjesëtarë të xhandarmerisë kanë në Kosovë pas kërcënimit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri se nëse nuk hiqet barrikada “do ta shihni”.
Ndryshe, që nga përfundimi i luftës, Mitrovica është e ndarë në dy pjesë. Veriu i qytetit kontrollohet nga strukturat ilegale dhe kriminale serbe dhe pjesa tjetër nga Prishtina.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale Konsumatorët zviceranë janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për kostot kur bëhet fjalë për shërbimet dixhitale,... -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore











