Shkurt.ch
Rikthehet ora dimërore
Sonte, respektivisht natën në mes të të shtunës dhe të dielës, fillon llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera
Prej sonte, fillon llogaritja dimërore e kohës. Për të gjithë ata që e pëlqejnë gjumin e mëngjesit ka ardhur koha që të flenë një orë më shumë sepse akrepat do të zhvendosen 60 minuta prapa, ditën e diel, 28 tetor. Sonte, respektivisht natën në mes të të shtunës dhe të dielës, fillon llogaritja dimërore e kohës në Evropë dhe në vende të tjera. E gjithë ajo që duhet të bëni është që në orën 3 të mëngjesit të ktheni akrepat e orës për një orë mbrapa, ashtu që ora të bëhet 2.
Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.
Llogaritja e kohës sipas skemës verore/dimërore ka filluar në kuadrin e shteteve të BE-së në vitet e shtatëdhjeta. Me këtë rregullim synohej që të shfrytëzohej më shumë drita e ditës, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike.
Por, gjithnjë më shumë shkencëtarë hedhin dyshime rreth dobisë që mund të sjellë një masë e tillë.
Në disa vende ndryshimi i orës nuk aplikohet, ndërkohë që Rusia po shqyrton mundësinë që të mos e ndryshojë më orën zyrtare. Përveç kësaj, nga studimet sociologe, ndryshimi i orës shoqërohet me ankth dhe rritje stresi për mjaft persona.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Hetim penal pas aksidentit me teleferik Hetimi ka të bëjë, ndër të tjera, me dyshime për vrasje nga pakujdesia dhe ndërprerje të... -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht”












