E-Diaspora
Rita Ora do të këndojë shqip
Këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora, ka thënë se është duke punuar një këngë të re të cilën do ta sjellë në shqip
Ylli i muzikës Rita Ora edhe një herë ka treguar se është e lidhur me vendlindjen.
Megjithëse ka shpërthyer në majat më të larta të muzikës së popullarizuar të botës, Rita nuk ka harruar fansat shqiptarë në Kosovë e Shqipëri.
Këngëtarja ka paralajmëruar në rrjetet sociale se do ta bëjë një këngë në gjuhen shqipe për të cilën ajo ka njoftuar se do ta sjellë së shpejti.
“Guess who will be making an albanian song anytime soon?? Guess who will come back in Kosovo anytime soon?? Prishtinë, Rita po t’vjen bre!!!! Hehe LOL (Qëllojani se kush do të vijë me një këngë në gjuhën shqipe së shpejti? Qëllojani se kush do të vijë në Kosovë së shpejti? Prishtinë, Rita pot vjen bre!!!)”, ka shkruar këngëtarja përmes profilit zyrtar në “Facebook”, transmeton kultplus.
Rita tashmë ka përfunduar punën e saj rreth albumit të dytë me radhë, për të cilin sipas intervistave të dhëna e statuseve nëpër rrjetet sociale, ka punuar shumë.
Nuk dihet nëse kënga në shqip do të jetë pjesë e albumit të këngëtares.
Pop këngëtarja nga Britania, me prejardhje kosovare, Rita Ora, ka lindur në Prishtinë, dhe është zhvendosur në Britaninë e Madhe, kur ishte vetëm njëvjeçare.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicra dhe Kosova drejt një epoke të re ekonomike Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet shteteve të EFTA-s dhe Republikës së Kosovës po hyn në... -
KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara -
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi”
Jeta në Zvicër
-
Nga viti 2026, kursimtarët në Zvicër do të mund të plotësojnë kontributet e humbura në shtyllën e tretë të pensioneve Sigurimi privat i pensionit përmes shtyllës së tretë mbetet një nga format më të përhapura të... -
Zyrtarët e zgjedhur zviceran duan të promovojnë verën vendase -
Më shumë se gjysmë milioni njerëz marrin pjesë në tregun e Krishtlindjeve në Montreux -
Ticino është kantoni më i prekur nga gripi -
Ndërhyrjet e pazakonta të policisë dhe zjarrfikësve në Zvicër gjatë vitit 2025













