Rita Ora: “Më gëzon krahasimi me Rihanna-n”
“Do të ishte cool të incizonim një këngë bashkë me të, ndërsa klipi i këngës do të ishte shumë “sexy”
Ylli i ri shqiptaro-britanik që po pushton toplistat britanike dhe më gjerë, Rita Ora, ndjehet e nderuar që e krahasojnë me këngëtaren Rihanna. Shumë medie, të shkruara dhe elektronike muajve të fundit bëjnë paralele të ndryshme në mes të dy këngëtareve të suksesshme.
Siç shkruan portali i revistës gjermane Gala.de “këngëtarja e re britanike po kremtohet si yll i ri në qiellin e pop muzikës, pasi që ka nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike “Roc Nation” të Jay-Z. Muzikantja e rritur në Londër ndjehet e përkëdhelur kur e krahasojnë me idhullin e saj të madh, Rihanna-n.
“Unë e shoh këtë si kompliment. Një krahasim i fortë. Nuk është se unë nuk jam fanse e Rihannas. Për këtë arsye gëzohem shumë kur më vendosin në lidhje me një super-yll ndërkombëtar“, ka thënë ajo për MTV News.
“Do të ishte cool të incizonim një këngë bashkë me të, ndërsa klipi i këngës do të ishte “sexy”.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave -
Arrestohet një kosovar në Suedi, i dyshuar për përfshirje në trafikim droge -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
3eni.com, aty ku Arben “Beni” Myftari bashkon artin, teknologjinë dhe shpirtin
Jeta në Zvicër
-
“20minuten” i jep lamtumirën botimit të saj të shtypur 20 Minuten i dha lamtumirën versionit të saj të shtypur sot me një botim special. Gazeta... -
“Fjalët më të përdorura të vitit” në Zvicër -
Dalja e parakohshme në pension mund të mos lejohet më në Zvicër -
Zvicra përballë një periudhe sfiduese politike dhe ekonomike -
Gjykata zvicerane sfidon gjigantin Holcim me padi klimatike












