Rita Ora, me Usherin në Gjermani
Tash duket se gjithçka është e sigurt: Këngëtarja londineze me rrënjë shqiptare nga Kosova, Rita Ora do të zhvillojë një turne Gjermani në fillim të vitit të ardhshëm. Në janar 2013 ajo do të jetë mysafire speciale në turneun e madh evropian të super starit të R`n`B-së, këngëtarit Usher. Më 21 janar Rita do të paraqitet në skenë në Këln, ku do të paraqitet me hitin e saj “R.I.O” dhe me këngët tjera të albumit të saj debutues “Ora”.
Gjatë këtij turneu Usher do të japë edhe disa koncerte në hapësirën gjermanofone, pra edhe jashtë Gjermanisë. Hamburgu do të jetë nikoqir më 19 shkurt, Shtutgarti më 3 mars, Cyrihu më 4 mars dhe Munihu më 12 mars.
Rita Ora, e cila për një kohë të shkurtër ka shpërthyer në majat më të larfta të muzikës së popullarizuar të botës, është nominuar në disa kategori për çmimin e MTV-së “Ema”.
Ajo ka qëndruar tre herë me këngët e saj në krye të toplistave britanike të muzikës
E-Diaspora
-
Vritet një grua e moshuar nga Kosova në Buchs ZH: tre arrestime deri tani Viktima është një grua 71-vjeçare nga Kosova. Tre të dyshuarit e arrestuar janë një zvicerane 48-vjeçare... -
Krishtlindja dhe Viti i Ri: Saktësia teologjike e gjuhës në traditën katolike dhe etërve të Kishës -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Themelohen “Oda e Grave Shqiptare në Zvicër”, organizatë për fuqizimin e grave
Jeta në Zvicër
-
“Monedhat më të vjetra” të Zvicrës gjenden pranë një moçali Dy vullnetarë nga Departamenti i Arkeologjisë i Bazelit kanë zbuluar dy monedha ari kelte në një... -
Partitë e qendrës së djathtë janë të ndara mbi iniciativën e neutralitetit -
Ligjet që pritet të ndryshojnë gjatë 2026-ës -
Çfarë është e hapur dhe e mbyllur në Zvicër për Krishtlindje dhe Vitin e Ri? -
Rrugët që duhen shmangur në Zvicër gjatë Krishtlindjeve












